Në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër Edi Ramës, vijojnë tensionet në Tiranë ku protestuesit kanë lënë bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe janë përqëndruar te sheshi 'Skënderbej'.
Nga pamjet e transmetuara live nga SYRI, dallohen forcat e policisë që kanë rrethuar të rinjtë protestues në sheshin Skënderbej, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Protesta vijon mes përplasjesh dhe ndërhyrjesh policore, ndërsa të rinjtë kërkojnë përgjegjësi dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
© SYRI.net