Rrjeti ndërkombëtar i lajmeve ‘Al Jazeera’ ka publikuar pamjet e dhunës policore ndaj një protestuesi gjatë tubimit të së shtunës në Tiranë.
Në videon e publikuar, sipas përshkrimit të rrjetit mediatik, shfaqen efektivë të policisë duke goditur një protestues të shtrirë përtokë.
‘Policia në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u filmua duke rrahur një protestues të shtrirë përtokë.
Mediat lokale thonë se ai mbeti pa ndjenja. Gazetarët dhe protestuesit e tjerë nxituan ta kontrollonin dhe thirrën një ambulancë’, shkruan ‘Al Jazeera’.
© SYRI.net