Një moment përleshje është regjistruar gjatë protestës së sotme para kryeministrisë e cila nxori në pah dhunën e efektivëve FNSH.
Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar nga Panorama, shtatë efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë janë sulur mbi një të ri në mes të bulevardit.
Ai arriti të rezistonte në disa momente edhe pse i vetëm ndaj tyre, teksa njërit prej efektivëve i hodhi skafandrën në tokë dhe mburojën nga gurët.
Megjithatë efektivët arritën ta shoqërojnë të riun edhe pas kundërshtimeve të tij.













