Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 19-vjeçari në Korçë


Foto ilustruese

Një 19-vjeçar në Korçë ka mbetur i plagosur me thikë pas një përplasjeje mes disa të rinjve në qytet.

I lënduari me iniciale M.A. është goditur në kofshë dhe është dërguar në spital ndërsa autori i dyshuar është 23-vjeçari me iniciale R.I. i cili sipas policisë, kishte thyer masën e arrestit në shtëpi.

Gjatë kontrollit, efektivët i kanë gjetur një sasie lënde narkotike të dyshuar kanabis.