Lista Studentore reagon pas mbylljes së votimit: Shkoni mbroni votat në çdo vend paqësisht
Lista Studentore u bëri thirrje qytetarëve në Serbi të qëndrojnë në vendbanimet e tyre dhe të mbështesin vëzhguesit e saj gjatë numërimit të votave dhe dorëzimit të materialit zgjedhor.
Në një postim në rrjetin X, ajo theksoi se procesi zgjedhor nuk përfundon me mbylljen e vendvotimeve, pasi pasojnë numërimi, hartimi i procesverbaleve dhe dorëzimi i materialit te komisionet lokale të zgjedhjeve.
“Pas një dite të tillë dhe një pjesëmarrjeje të tillë, nuk duhet të lejojmë që dikush, në orët e fundit, të rrezikojë atë për të cilën kemi luftuar kaq shumë”, thuhet në postimin e Listës Studentore.
Lista u kërkoi qytetarëve të ndjekin zhvillimet dhe të ndihmojnë që çdo votë të mbrohet në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.
“Sonte na duhet që e gjithë Serbia të jetë aty ku votoi sot”, thuhet në postim./REL
Mbyllet votimi në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim do njohim rezultatin
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, pjesëmarrja arrin në 67.6% deri në orën 19:00
Shkon në 61% pjesëmarrja në votime ne Serbi, studentët rrezikojnë Vuçiçin
- 20:46 Mbyllet votimi në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim do njohim rezultatin
- 20:27 Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë
- 20:17 Agravon konflikti mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari! Në pranga autori i dyshuar
- 20:10 Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje
- 20:05 “Na janë përgjigjur strukturat shtetërore”, Rama ndan videon e vëllait të 28-vjeçarit të lënduar: Unë nuk gënjej
- 19:53 Zgjedhjet parlamentare në Serbi, pjesëmarrja arrin në 67.6% deri në orën 19:00