Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19 vjeçari në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19 vjeçari me iniciale M.A.
Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23 vjeccari R.I.
Autori i plagosjes do të arrestohet nga policia pasi ka thyer edhe masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndërsa gjatë kontrollit ju gjet edhe një sasi canabis sattiva.
Sa i përket të plagosurit, 19 vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka marrë një plagë në kofshë.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net
FOTO/ U përplasën te Kryeministria, të rinjtë i marrin mburojën dhe sprajin me piper policisë dhe i rrinë përballë
VIDEO/ 4 furgona me policë mësyjnë drejt sheshit ‘Skënderbej’, pritet ndërhyrje e dhunshme ndaj të rinjve
VIDEO/ Policia e krimit rrethon të rinjtë protestues te sheshi 'Skënderbej', rriten tensionet në Tiranë