Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore

25 Tetor 2026 | 21:40

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të sigurojë numrin më të madh të mandateve në zgjedhje, duke pranuar humbjen e listës „Serbia e Bashkuar”.

Vuçiç tha se, megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende, të dhënat e bazuara në një mostër të shtresëzuar tregojnë se lista e mbështetur prej tij ka humbur zgjedhjet.

„Nuk i kemi rezultatet. Shumë njerëz do të befasohen dhe ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, deklaroi Vuçiç.

Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë shpërndarjen e mandateve dhe përmasat e fitores së Listës Studentore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Serbi, në garë për të tretin

Politikani shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhjet e sotme 27.230 vota sipas rezultateve preliminare. Ai...
23:21 | 25/10/2026

Projeksioni, shqiptarët mund të marrin mandatin e dytë në Parlamentin serb

Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet me dy deputetë në Parlamentin...
22:41 | 25/10/2026

Vuçiç pas humbjes: Nuk arratisem dhe nuk bëj gati valixhet

Aleksandar Vuçiç, emri i të cilit kryeson listën elektroale “Aleksandar Vuçiç- Serbia e Bashkuar”, deklaroi sonte se kjo listë humbi në zgjedhjet e sotme të...
22:18 | 25/10/2026