Vuçiç pranon humbjen në Serbi: Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita

25 Tetor 2026 | 21:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të vijojë betejën politike pas humbjes së listës së tij në zgjedhjet parlamentare, ku Lista Studentore, sipas vlerësimeve paraprake të bëra publike prej tij, ka siguruar rezultatin më të mirë.

“Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita”, deklaroi Vuçiç gjatë fjalimit në selinë e partisë së tij, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ai pranoi se lista e tij, „Serbia e Bashkuar”, ka humbur përballë Listës Studentore, e cila, sipas përllogaritjeve të tij paraprake, pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa kampi i Vuçiçit rreth 105 mandate.

Pavarësisht humbjes, Vuçiç u shpreh krenar për atë që ka arritur politikisht, ndërsa paralajmëroi se pas rezultatit zgjedhor mund të ketë largime nga radhët e mbështetësve të tij.

Deklaratat vijnë pas një dite të tensionuar zgjedhore në Serbi, ku Lista Studentore është shfaqur si sfida kryesore politike ndaj pushtetit të drejtuar prej Vuçiçit. Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë përbërjen e re të parlamentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të sigurojë numrin më të madh të mandateve në zgjedhje, duke pranuar humbjen e listës...
21:40 | 25/10/2026

Tensione në Lazarevac pas mbylljes së votimit në Serbi, qytetarët rrethojnë një grup të SNS-së (VDIEO)

Tensione janë regjistruar në Lazarevac të Serbisë, ku qytetarët kanë rrethuar disa persona të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), të cilët, sipas raportimeve nga...
21:22 | 25/10/2026

Në krye të “Listës së Studentëve” në zgjedhjet e Serbisë! Kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin?

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është në krye të “Listës së Studentëve” që sfidon Aleksandër Vuçiçin në zgjedhjet...
21:12 | 25/10/2026