Edhe kjo e dielë një grup protestuesish ashtu siç edhe u njoftua e gjeti përballë ministrisë së Arsimit, ku edhe njëherë u kërkua largimi I kryeministrit Edi Rama. Forca të shumta policie ishin vendosur rreth godinës. Por pavarësisht kësaj sërish një grup I vogël I protestuesve hodhi gurë drejt godinës në shenjë revolte ndaj 28-vjeçarit që u plagos në sy gjatë përleshjeve të së shtunës.