Antonelli triumfon në Austin por festa e titullit shtyhet për në Meksikë, Leclerc e Verstappen në podium

25 Tetor 2026
22:44
Telesport
back button

Piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, triumfoi mbrëmjen e së dielës në garën e Cmimit të Madh të Amerikës në Formula 1, duke qenë vetëm një hap larg titullit kampion. Tashmë ai ka 123 pikë avantazh nga ndjekësi më i afërt dhe pas 7 ditësh, në Meksikë, ai mund të festojë.

Një garë mjaft e mirë e 20-vjecarit italian, që shfrytëzoi një strategji ndryshe nga rivalët, vetëm me një ndalesë, cka e ndihmoi të triumfojë pa shumë mundim. Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që arriti të parakalojë Max Verstappen me Red Bull, i treti.

Ferrari synoi të dërgojë të dy pilotët në podium, por Lewis Hamilton u klasifikua i katërti, shumë pranë Verstappen. Makina virtuale e sigurisë që u aplikua për disa xhiro nga fundi i garës ndali disi vrullin e britanikut. Në vendin e pestë u rendit Lando Norris me McLaren.

Në zonën e pikëve u renditën edhe Isack Hadjar (vendi 6), Oscar Piastri (vendi 7), George Russell (vendi 8, me një penalizim prej 5 sekonda gjatë garës), Liam Lawson (vendi 9) dhe Pierrel Gasly (vendi 10). gGithsesi, titulli kampion për Antonelli është thjesht cështje ditësh.

Për sa i përket garës, ajo u dominua nga italiani, që falë strategjisë arriti të komandojë dhe të administrojë avantazhin e krijuar. Beteja më e madhe bëhej për podiumin me dy makinat Ferrari e Verstappen, ndërkohë që Russell qëndron thjesht matematikisht në garën për titull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit