E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Beogradi në Tiranë, një mësim që nuk mund të shpërfillet!
Bota

Nga Beogradi në Tiranë, një mësim që nuk mund të shpërfillet!

Sot, studentët në Serbi dëshmuan se edhe pushtetet që duken të pathyeshme mund të rrëzohen. Pas gati dy vitesh protestash, Vuçiç pranoi humbjen përballë një brezi që refuzoi të dorëzohej.

Në Serbi gjithçka nisi me 16 të vdekur nën strehën e stacionit të Novi Sadit. Në Shqipëri nisi me një brez që nuk duroi më arsimin e shkatërruar, pagat e mjera dhe ikjen masive. Në Beograd, pushteti i quajti studentët “të paguar nga jashtë”. Në Tiranë i quajti “huliganë” dhe “të manipuluar”. Gjuha e pushtetit është e njëjtë kudo.

Ndërsa Beogradi feston fitoren e studentëve, Tirana ende përballet me gaz lotsjellës, dhunë policore dhe të rinj që rrezikojnë shëndetin e jetën për të kërkuar një të ardhme tjetër. Në Serbi, studentët e mbyllën sot kapitullin me 52% të votave. Në Shqipëri, në të njëjtën javë, një djalë 28-vjeçar mbeti me një plumb gome në sy, ndërsa policëve u premtohen 2500 euro shpërblim për “dajak” në shesh dhe rrugica.

Vuçiç sundoi 14 vjet. Rama sundon prej 13 vitesh. Të dy ndërtuan sisteme ku partia u bë shtet, ku media u bë megafon dhe ku institucionet u bënë zyra të pushtetit. Të dy besuan se protestat do të shuheshin me kohën, me frikën dhe me lodhjen. Në Beograd kjo llogari dështoi.

Mesazhi për Shqipërinë është i jashtëzakonshëm: rinia mund të zgjojë një shoqëri të tërë, por shoqëria duhet të ketë guximin të ngrihet përkrah saj.

Në Serbi, pas studentëve u rreshtuan prindërit, mësuesit, mjekët, fermerët dhe pensionistët. Në krye të listës së tyre nuk ishte një politikan i vjetër, por një kardiolog nga Novi Sadi. Në Shqipëri, të rinjtë janë ende shumë vetëm në shesh, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë i sheh nga ekrani dhe heziton.

Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë karrige nuk është fron. Dhe asnjë popull nuk është i dënuar të durojë pafundësisht autokratë si Rama apo Vućic.

Sot, Beogradi na kujtoi se ndryshimi është i mundur. edhe  në Tiranë. Në fakt As Vućiç dhe as politikanë të opozitës nuk  kanë vënë interesat e tyre në raport me atdheun e tyre si në Shqipëri. Politikanët serbë nuk kanë  falë copa atdheu siç ka ndoshur këtu. Nuk e kanë shitur naftën më shtrenjte se ne Europë. Madje Vućiç ka marrë pjesën e luanit nga fondet e Europës. Nuk e ka lëné ekonominé në duart e 10 oligarkëve siç ka ndoshur tek ne. Nuk  ka ngritur inceneratore fantazmé, nuk ka dhënë PPP e koncensione korruptive. Nuk ka pastruar miliarda euro në kulla duke kriminalizuar ekonominë. Vuçiç nuk kishte kapur të gjitha institucionet si në Shqipëri. E megjithatë edhe feudalit të vetëm në Ballkan po i vjen ora  të largohet si vëllai i tij Vuçiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.