Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zhvillimet politike dhe zgjedhore në Serbi, duke e cilësuar Aleksandër Vuçiçin si humbësin e madh dhe rezultatin si një disfatë për të. Në një postim në Facebook, Berisha përshëndet studentët dhe shpreh shpresën që politika e tyre të orientohet drejt Perëndimit dhe fqinjësisë së mirë, ndërsa paralajmëron se, sipas tij, zhvillimet në Serbi mund të kenë pasoja edhe për kryeministrin Edi Rama.
Reagimi i plotë:
Vuçiç humbësi i madh!
Aleksandër Vuçic, njëri nga dy gangsterët e Ballkanit dhe patroni i Edi Ramës, pësoi një disfatë të thellë e të merituar në zgjedhje!
Por më së fundmi i thirri mendjes dhe zgjodhi jo rrugën e Çausheskut, por hunbjen e thellë në zgjedhje.
Studentët fituan! Uroj që politika e tyre të jetënë interesin më të mirë të vendit tyre, të jetë politikë e fqinjësisë së mirë, pro perëndimore dhe e shkëputur nga Putini.
Argati i tij në Tiranë dhe gangsteri tjetër i Balkanit Edi Rama së shpejti do të detyrohet të zgjedhë midis fatit të Padronit dhe atij të Çausheskut!
Mori fund!
© SYRI.net