Tuesday / October 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Investime Lajmet Kryesore Nga Vendi

Ngecin investimet publike, vetëm 36% e planit në 9 muaj, 1.2 mld euro duhet të shpenzohen në 3 muaj

Share Share Icon

Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të planit vjetor prej 176 miliardë lekësh.

Për të përmbushur objektivin e parashikuar, qeveria duhet të shpenzojë edhe 113,4 miliardë lekë, ose rreth 1,2 miliardë euro, në tre muajt e fundit të vitit.

Kjo do të kërkonte një përshpejtim të fortë të shpenzimeve publike në fund-vit, në një kohë kur ecuria e deritanishme tregon se realizimi i planit mbetet problem kronik.

Në nëntë muajt e vitit 2026, shpenzimet për investime kapitale ishin mesatarisht rreth 7 miliardë lekë në muaj.

Për të realizuar të gjithë fondin vjetor, kjo mesatare duhet të rritet në rreth 37,8 miliardë lekë në muaj gjatë tremujorit të fundit, pra më shumë se pesëfish, pasi shuma e mbetur për t’u shpenzuar përfaqëson 64,4% të planit vjetor të investimeve.

Realizimi i ulët i investimeve kapitale ka si shkak faktorë të shumëfishtë që nga vonesat në përgatitjen dhe miratimin e projekteve, procedurat e prokurimit publik dhe ankimimet, deri të problemet me shpronësimet dhe kapacitetet e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e kontratave. Teksa në buxhetin e shtetit shpesh parashikohen fonde përpara se projektet të kenë përfunduar procedurat përgatitore.

Por teksa eficiensa e administratës nuk i përgjigjet fondit të investimeve që vjen në rritje nga viti në vit, rreziku i mosrealizimit nuk kufizohet vetëm te plani buxhetor.

Përqendrimi i kontraktimeve, punimeve dhe pagesave në një periudhë të shkurtër mund të krijojë presion mbi administratën publike, kompanitë zbatuese dhe mekanizmat e kontrollit të cilësisë. Përvoja ka treguar se pothuajse mbi 40 për qind e buxhetit të investimeve alokohet në dhjetor duke ushtruar një presion të fortë mbi çmimet dhe inflacionin.

Nga pikëpamja fiskale, mosrealizimi i investimeve po ndikon në interpretimin e ecurisë së buxhetit dhe mund të ndryshojë edhe njëherë në raport me planin fillestar. Shpenzimet totale mund të rezultojnë më të ulëta se parashikimi, me pasoja në sektorët që varen nga kontratat publike.

Por nga ana tjetër nëse përshpejtimi i projekteve vijon me pagesa të larta në muajt e fundit ekziston rreziku për abuzime dhe mungesë eficencë ka vënë në dukje edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportet për zbatimin e buxhetit.

Për të realizuar plotësisht objektivin, nevojitet një përshpejtim i jashtëzakonshëm i shpenzimeve, por edhe një vlerësim i kapaciteteve reale për të përfunduar projektet brenda afateve. Investimet publike edhe këtë vit po vijojnë të jenë të ekspozuara ndaj një modeli zbatimi ku muajt e fundit të vitit mbajnë peshën kryesore të realizimit. Kjo mënyrë buxhetimi po shton pasigurinë për përmbushjen e objektivave dhe cilësinë e rezultateve.

Mosrealizimi  investimeve vjen në një kohë kur vendi ynë ka hendekun më të madh në infrastrukturë, rrugë, furnizim të rregullt me ujë, shëndetësi etj./ B.Hoxha

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Parapagimi i tatim fitimit konsiderohet detyrim tatimor, do zbatohen procedurat e mbledhjes me forcë

Paketa e re fiskale pritet të forcojë disiplinën e pagesës së parapagimeve, zbatimin e kufizimeve për pagesat dhe arkëtimet me para në dorë, përmir...

9 hours më parë 12 Min Lexim

Paketa, propozohet rritje për akcizën e duhanit 4.5%, skedulimi i ri deri më 2033 e rrit 32%

Nga 1 janari 2027 akciza për duhanin do të rriten me 350 lekë për kg. Paketa e re fiskale propozon rritje të akcizës për duhanin, duke parashikuar ...

9 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!