El Clasico merr ngjyrat e Realit, Mbappe hesht Barcelonën me dy gola, madrilenët afrohen tri pikë me kreun

26 Tetor 2026 | 07:41

Real Madridi ka fituar El Clasicon ndaj Barcelonës me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar katalanasve humbjen e parë në La Liga këtë sezon dhe duke u afruar me vetëm tri pikë me ta në renditje.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi të dy golat për madrilenët, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore me peshë të madhe në garën për titullin kampion.

Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, pas një gabimi në largimin e topit nga Gerard Martin. Topi përfundoi te këmbët e Mbappes, i cili nuk gaboi përballë portës, duke i dhënë avantazhin Realit.

Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të. Pedri shërbeu një top në zonë për Raphinhan, i cili me një goditje të saktë me të majtën mposhti Lunin për rezultatin.

Pas barazimit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por momenti vendimtar erdhi në minutën e 88-të. Camavinga depërtoi bukur në zonë dhe pasoi për Mbappen, i cili, me portën e boshatisur, dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Kështu, Real Madridi feston një triumf të rëndësishëm në transfertë, ndërsa Barcelona pëson disfatën e parë në kampionat këtë sezon. Me këtë sukses, madrilenët shkurtojnë diferencën në vetëm tri pikë, duke rihapur edhe më shumë garën për kreun e La Ligës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manchester United pëson humbje në shtëpi, Bournemouth triumfon 3-0! Rritet presioni mbi Carrick

Presioni mbi trajnerin e Manchester United, Michael Carrick u rrit edhe më tej pas një tjetër performancë të dobët, e cila solli një humbje 3-0...
17:16 | 25/10/2026

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Presidenti i Federatës Helenike të Basketbollit, Vangelis Liolios njoftoi të dielën se po jepte dorëheqjen nga roli i tij, ndërsa doli para një gjyqtari hetues...
15:44 | 25/10/2026

Muriqi i premton trajnerit se do të shënojë në derbi

Vedat Muriqi i ka premtuar trajnerit Ismail Kartal se do të shënojë gol në derbin e zjarrtë të Stambollit, kanë shkruar mediumet turke të premten. ...
09:35 | 24/10/2026