Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

26 Tetor 2026 | 08:11

Presidenti Donald Trump tha të dielën në mbrëmje se Norvegjia “është e neveritshme”, teksa shprehu zemërimin për faktin se është anashkaluar vazhdimisht për çmimin Nobel për Paqen.

Pavarësisht se nisi një luftë me Iranin dhe rrëzoi nga pushteti udhëheqësin e Venezuelës, Trump ka promovuar me këmbëngulje meritat e tij si paqebërës, duke pretenduar se gjatë mandatit të tij të dytë ka zgjidhur të paktën tetë konflikte.

Megjithatë, ai u la jashtë dy herë nga komiteti i Nobelit me seli në Oslo: në vitin 2025, kur çmimi iu dha María Corina Machados, figurës kryesore të opozitës venezueliane, dhe në vitin 2026, kur iu dha juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Po unë? A japin dy çmime të tilla? Pra, nuk jam i dashuruar me Norvegjinë. Sinqerisht, Norvegjia është e neveritshme. Në fakt, Norvegjia është kthyer në një vend të mjerë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një fjalimi në një tubim elektoral në Port Huron, Michigan.

Trump po fliste kundër emigracionit në SHBA, kur kaloi te kritikat ndaj Norvegjisë.

“Ne bashkëpunojmë me Danimarkën, një vend i mirë, i këndshëm. Kushdo që dëshiron të vijë në vendin tonë nga Danimarka, unë jam plotësisht dakord. Por duhet t’ju them se, sa u përket atyre nga Somalia më ka ardhur në majë të hundës me ta. Më ka ardhur në majë të hundës me ta. Unë parapëlqej shumë më tepër Danimarkën. Danimarkën do ta pranojmë. Suedinë, Norvegjinë nuk besoj, sepse nuk mora çmimin Nobel, edhe pse i dhashë fund konfliktit. Prandaj, nuk dua askënd nga Norvegjia. Nuk dua të kem asgjë të bëj me Norvegjinë”, tha Trump.

Edhe pse Trump nuk e fitoi çmimin në vitin 2025, fituesja venezueliane ia dorëzoi atij medaljen gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në janar të këtij viti.

“Dhe personi që e fitoi, Maria, ishte shumë e sjellshme. Ajo tha: ‘Nuk mund ta besoj që e fitova. Ky çmim duhet t’i shkojë presidentit Trump’, dhe ma dha çmimin e saj Nobel për Paqen. Ishte shumë e sjellshme. Ishte vërtet shumë bukur. Nuk do ta harroj këtë. Ishte shumë e bukur”, deklaroi Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze spastroi një kamp në qendër të Lisbonës, i cili ishte mbajtur për të protestuar kundër krizës së thelluar të strehimit në vend, duke...
08:06 | 26/10/2026

Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

Një sulm rus gjatë natës në Zaporizhia , në Ukrainën juglindore , plagosi katër persona, njoftoi sot guvernatori rajonal Mykhailo Semikin nëpërmjet Telegramit. Dy persona...
08:04 | 26/10/2026

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

Triumfi i Lulës bie ndesh me një trend rajonal fitoresh për kandidatët presidencialë të qendrës së djathtë, aleatë me Trumpin. Kjo gjithashtu do të thotë...
07:11 | 26/10/2026