• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Ku ndryshojnë dy vitet e protestave në Serbi nga dy javët në Tiranë?

by Fatos Çoçoli
26/10/2026 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Ndryshojnë si dita me natën. Protestat e studentëve në Serbi dhe protestat e dhunshme në Tiranë mund të krahasohen, për të kuptuar mënyrën se si pakënaqësia qytetare shndërrohet në presion politik. Në krahasim, duhet të dallojmë qëllimet, organizimin, metodat dhe mbështetjen shoqërore të secilës lëvizje.

Dallimi lidhet me mënyrën se si ndërtohet një lëvizje, çfarë kërkon, si vepron dhe çfarë marrëdhënieje krijon me shoqërinë.

Protestat e studentëve serbë nuk prodhuan dhunë

Në Serbi, lëvizja studentore mori përmasa kombëtare pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 15 persona dhe një tjetër qytetar ndërroi jetë më vonë nga plagët.

Tragjedia nxiti kërkesa për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit. Protestat u zgjeruan në universitete dhe qytete të shumta, duke u shndërruar në sfidën më të madhe ndaj pushtetit 14-vjeçar të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Në Tiranë, një protestë, të cilës nuk i dihen në publik organizatorët, e cila zgjati mbi katër muaj nga 1 qershori deri më 12 tetor 2026, me karakter thellësisht paqësor u shoqërua në periudhën 13-25 tetor 2026, me episode dhune, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përplasje me policinë.

Dallimi kryesor, pra, nuk qëndron vetëm tek kohëzgjatja, por tek fakti kokëfortë që protestat studentore në Serbi nuk prodhuan dhunë ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrim e plaçkitje ndaj bizneseve private. Protestat studentore në Serbi u zhvilluan, duke përfshirë bllokime universitetesh, tubime masive, marshime dhe forma të tjera mobilizimi qytetar paqësor. Nuk pati grupe vandalësh me maska. Karakteri paqësor i protestave iu dha mundësi organizatorëve të zgjeronin rrjetin e tyre, të artikulonin kërkesat dhe të mbanin presionin mbi institucionet publike dhe qeverinë në tërësi.

Në Tiranë, dy javët e protestave të dhunshme përfaqësojnë një dinamikë tjetër: përshkallëzim të shpejtë, përplasje dhe dëmtime që e zhvendosën vëmendjen nga kërkesat fillestare të studentëve, dëmtim i rëndë i sigurisë publike në qendër të kryeqytetit dhe pasojat tejet negative ekonomike.

Në Serbi, tragjedia e Novi Sadit u bë pikënisja e një mobilizimi, që lidhi përgjegjësinë për një ngjarje konkrete me shqetësime më të gjera për korrupsionin, transparencën dhe funksionimin e shtetit. nStudentët kërkuan publikimin e dokumentacionit përkatës, përgjegjësi për ngjarjen dhe ndjekjen e procedurave ligjore.

Në Tiranë, studentët, pakënaqësia dhe protesta e tyre u përdorën si masha për gështenja politike të grupeve organizatore të protestës, ende të padala publikisht.

Lëvizja studentore serbe u dallua për organizimin në universitete, koordinimin e veprimeve dhe përhapjen e mobilizimit përtej mjediseve akademike. Në tubime morën pjesë edhe qytetarë që nuk ishin studentë, duke i dhënë protestës një dimension më të gjerë shoqëror.

Në Tiranë, që më 13 tetor 2026, studentët protestues hodhën vezë dhe bojë në muret e Ministrisë së Arsimit. Ishin të tjerë ata që vunë kapuçet dhe maskat për të mos u njohur dhe thyen xhamat, goditën policinë me gurë nga coptimi i kalldrëmeve dhe pastaj vunë në zjarr e hekur qendrën e Tiranës për 14 ditë.

Në Serbi dolën në rrugë me dhjetra mijëra deri qindra mijëra studentë fytyrëzbuluar. Në Tiranë, nga 78 mijë studentët që kemi, dolën dhe protestuan me qindra studentë fytyrëzbuluar, ndërsa dhjetra të tjerë të rinj dhe adoleshentë të maskuar hodhën gurë, molotovë dhe dogjën institucione publike dhe biznese private.

Raporti me dhunën përbën realisht një vijë ndarëse vendimtare mes karakterit paqësor të proteste dhe të dhunshëm të një proteste tjetër. Ja pse protestat në Serbi dhe ajo e dhunshme në Tiranë ndryshojnë si nata me ditën.

Next Post
Zgjedhjet në Izrael, cilët janë kandidatët dhe rivalët e Benjamin Netanyahut?

Zgjedhjet në Izrael, cilët janë kandidatët dhe rivalët e Benjamin Netanyahut?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzuan Vuçiçin dhe fituan zgjedhjet në Serbi, analiza e REL: Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Rrëzuan Vuçiçin dhe fituan zgjedhjet në Serbi, analiza e REL: Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

October 26, 2026
Zgjedhjet në Izrael, cilët janë kandidatët dhe rivalët e Benjamin Netanyahut?

Zgjedhjet në Izrael, cilët janë kandidatët dhe rivalët e Benjamin Netanyahut?

October 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ku ndryshojnë dy vitet e protestave në Serbi nga dy javët në Tiranë?

October 26, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron akuzohet se ka vënë në rrezik të drejtën e Francës për të protestuar me ‘ligjin e vandalëve’

October 26, 2026
E rëndë në Kosovë! Ra papritur në sallën e edukimit fizik, humb jetën 15-vjeçari

Kërkoi ndihmë nga Policia, gruaja vritet nga kunati dy orë pasi denoncoi dhunën në familje! Zbulohet letra: Kjo është shpresa ime e fundit!

October 26, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Kushte të qëndrueshme, por me ulje temperaturash dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme

October 26, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

October 26, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

October 26, 2026
“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

October 26, 2026
“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In