Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lajmi i mirë/ Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

    “Vandalët paguajnë”/ Macron kërkon gjoba deri në 10 mijë euro edhe për protestuesit që s’i kanë shkaktuar vetë dëmet

    Trump përjashton sulmin e menjëhershëm ndaj Iranit: Nuk do të ketë goditje, por tensionet mbeten të larta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Lajmi i mirë/ Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës
    Kryesore

    Lajmi i mirë/ Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

    October 26, 2026
    Lajmi i mirë/ Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

    Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e rëndësishme për familjet që synojnë të blejnë një banesë në kryeqytet.

    Lista e aplikuesve të shpallur fitues, të cilëve do t’u subvencionohen interesat e kredisë nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë, është dërguar për miratim në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak.

    Programi për subvencionimin e interesave të kredive, i cili zbatohet prej disa vitesh, ka qenë një nga nismat e para të kryebashkiakut Erion Veliaj në fillim të detyrës së tij. Ai synon të lehtësojë barrën financiare për individët dhe familjet me të ardhura të ulëta, duke subvencionuar një pjesë të interesit të kredisë për blerjen e një banese. Përmes këtij mekanizmi, përfituesit kanë mundësi të sigurojnë një shtëpi me kushte më të favorshme financiare, ndërsa kredia shlyhet me një normë interesi prej 3%, sipas kushteve të programit.

    Pas miratimit të listës nga Këshilli Bashkiak, fituesit duhet të paraqiten pranë bankave të nivelit të dytë me të cilat Bashkia e Tiranës ka lidhur marrëveshje, për të vijuar procedurat e përfitimit të kredisë së butë për blerjen e banesës.

    Vlera e kredisë që përfiton çdo aplikues përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve të familjes dhe kritereve të programit.

    Për shumë familje që përballen me vështirësi për të përballuar kostot e larta të banimit, ky program përbën një mundësi konkrete për t’iu afruar realizimit të ëndrrës për të pasur një shtëpi të tyren.

    1500 fitues aplikimet për kredi banesat me kosto të përballueshme Bashkia e Tiranës familjet përfituese kredi për banesë kredi të buta ndihma për strehim programi i strehimit strehimi në Tiranë strehimi social subvencionimi i interesave të kredisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lajmi i mirë/ Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

    October 26, 2026

    “Vandalët paguajnë”/ Macron kërkon gjoba deri në 10 mijë euro edhe për protestuesit që s’i kanë shkaktuar vetë dëmet

    October 26, 2026

    Trump përjashton sulmin e menjëhershëm ndaj Iranit: Nuk do të ketë goditje, por tensionet mbeten të larta

    October 26, 2026

    U vra dy orë pasi raportoi dhunën në familje, letra e viktimës drejtuar prokurorisë tre ditë më parë: Kjo është shpresa ime e fundit

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.