Vendosni fjalën kyçe....

Begaj për dy mandatet e Koalicionit Shqiptar në Serbi: Rezultati të sjellë më shumë të drejta dhe fund të diskriminimit


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar, i cili siguroi dy mandate në zgjedhjet në Serbi.

Përmes një reagimi, Begaj e cilësoi fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit.

Shume urime!”