Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar “fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik”.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thekson se ky rezultat duhet të përkthehet në më shumë të drejta për shqiptarët dhe në dhënien fund të diskriminimit ndaj tyre.
Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Presidenti e vendos theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë.
Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shumë urime!
Dje në Serbi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës fitoi dy mandate në parlament.