Ish-futbollisti, Pennant sulmohet nga një qen: Kam 50 qepje nga kafshimet e marra
Ish-futbollisti, Jermaine Pennant ka marrë më shumë se 50 qepje pasi u sulmua nga një qen. 43-vjeçari po shëtiste dy qentë e tij në veri të Londrës javën e kaluar kur u sulmua nga një qen bari gjerman.
Ish-sulmuesi i krahut të Liverpoolit dhe Stoke Cityt tha se qeni ia kapi këmbën dhe nuk e lëshoi ndërsa ai përpiqej të mbronte qenin e tij, King.
King ndërhyri më pas për të ndihmuar në luftimin e qenit sulmues, duke parandaluar “atë që mund të kishte qenë një situatë e tmerrshme”, tha Pennant në një postim në Instagram.
Pennant i tha gazetës The Sun, se au kishte nevojë për më shumë se 50 qepje në këmbën e djathtë pasi pësoi katër plagë kafshimi gjatë sulmit dhe mori trajtim spitalor.
Ai shtoi se King nuk u lëndua, por nuk dha detaje rreth qenit Bari gjerman. Ai tha se nuk pranoi ta raportonte sulmin në polici.
Pennant, i cili është një analist për Talksport, bëri 231 paraqitje në Premier League në një karrierë 19-vjeçare përpara se të tërhiqej në vitin 2018.
Burnham: Nuk do të ketë zgjedhje së shpejti, njerëzit mund ta heqin nga mendja këtë
Bullgaria shkon në balotazh presidencial pas votimit të ngushtë mes kandidatëve
“Vandalët paguajnë”, Macron propozon gjoba deri në 10 mijë euro për protestuesit që kanë shkaktuar dëme gjatë protestave
- 09:47 Protestat e studentëve, policia njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, 20 persona në kërkim
- 09:44 Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të ulëta, ja si parashikohet të mbyllet muaji tetor
- 09:31 Burnham përjashton ribashkimin me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme, por kërkon lidhje më të ngushta
- 09:31 Burnham: Nuk do të ketë zgjedhje së shpejti, njerëzit mund ta heqin nga mendja këtë
- 09:20 I njohur si zëri i Bugs Bunny dhe Daffy Duck, ndërron jetë në moshën 46-vjeçare aktori Eric Bauza
- 09:20 Arabia Saudite rihap pjesërisht aeroportin e Riadit pas sulmit me viktima, teksa Huthit kërcënojnë me goditje të reja