E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet në Shkodër 21-vjeçari nga Azerbajxhani

Një 21-vjeçar nga Azerbajxhani është arrestuar në flagrancë në Shkodër, pasi u kap duke transportuar me automjet gjashtë shtetas nga vende të treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.

Në pranga ka rënë shtetasi F. B., 21 vjeç, banues në Zagatala të Azerbajxhanit.

Reklamë

Sipas njoftimit të Policisë, i riu u ndalua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Bajzë, teksa lëvizte me një automjet tip “Hyundai” në aksin rrugor në Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi.

Gjatë kontrollit, efektivët konstatuan se në automjet ndodheshin gjashtë shtetas nga vende të treta, të cilët dyshohet se po transportoheshin me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror drejt Malit të Zi.

Në vijim të veprimeve procedurale, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për hetime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.