U kap duke transportuar 11 emigrantë nga Irani e Iraku, arrestohet 30-vjeçari në Konispol! Merrte 2,500 euro për person

26 Tetor 2026 | 10:30

Një 30-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Vlorës, pasi u kap duke transportuar drejt Italisë 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës prej 2 500 eurosh për person.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë V. D., 30 vjeç, i cili u kap me një furgon në afërsi të Konispolit, duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.   

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në afërsi të Konispolit, duke transportuar me automjet (furgon), 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës 2500 eurosh për person.   

11 emigrantët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali.   

Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari! Dyshohet se ua shiste protestuesve

Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë, pasi në banesën e tij iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike te kontrabanduara, të cilat...
11:28 | 26/10/2026

Mbledhja e grupit të PS, në fokus kompensimi i dëmeve nga protestat dhe ligji i tubimeve! Gazetarja jep detajet

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PS e cila u mbajt këtë të hënë në Kryesinë e...
11:27 | 26/10/2026

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO)

Ka përfunduar pas gati një ore mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi...
11:11 | 26/10/2026