Aktualitet

Qëlloi me armë pranë banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec!

Një 37-vjeçar u vu në pranga nga policia pasi qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses së tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit.

Sipas bluve, shtetasi me iniciale B.M., akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Roskovec/ Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua shtetasi B.M., 37 vjeç, banues në Roskovec.

Nga veprimet hetimore rezultoi se, në fshatin Luar, Roskovec, shtetasi B.M. kishte qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.