Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar, kapet pas disa orësh 23-vjeçari në Korçë
Një 23-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Korçës, pasi theu masën e arrestit në shtëpi për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Renildo Islam, 23 vjeç, i cili ka plagosur në këmbë 19-vjeçarin M. A. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë, në shtëpinë e 23-vjeçarit është gjetur thika e përdorur gjatë konfliktit, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një objekt në formë pistolete, në ngjyrë të zezë, që përdorej me sfera.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë një konflikti, shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin M. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 23 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan thikën e përdorur gjatë konfliktit, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një objekt në formë pistolete, në ngjyrë të zezë, që përdorej me sfera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
U kap duke transportuar 11 emigrantë nga Irani e Iraku, arrestohet 30-vjeçari në Konispol! Merrte 2,500 euro për person
Transportonte 6 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, arrestohet në Shkodër 21-vjeçari nga Azerbajxhani
Fitorja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, reagon Berisha: Arritje historike
- 10:56 Vrasja e gruas në Pejë, kryeprokurori kërkon analizë të veprimeve të institucioneve
- 10:54 Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)
- 10:48 Majko për humbjen e Vuçiçit: Nuk e rrëzoi askush si tiran, u tërhoq si një figurë e vjetër që i kishte mbijetuar kohës së vet
- 10:43 Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA
- 10:34 Vrasja në Kosovë, reagon presidentja Pula: Institucionet e drejtësisë të veprojnë me urgjencë
- 10:30 U kap duke transportuar 11 emigrantë nga Irani e Iraku, arrestohet 30-vjeçari në Konispol! Merrte 2,500 euro për person