Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij. Ai është thirrur nga prokurorët e SPAK-ut për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me hetimet që po kryhen për çështjen e Aeroportit të Vlorës.
Mësohet se vetë Pacolli ka bërë më parë një kallëzim lidhur me pengesat, përplasjet ligjore dhe ndërhyrjet administrative në aksionet dhe pronësinë e shoqërisë Vlora International Airport (VIA).