Gazetarja e Syri-t, Alba Kepi ka reaguar ashpër pas pengimit të punës së saj nga punonjës të ambasadës shqiptare në Romë, teksa kërkonte të merrte një prononcim nga familjarë dhe miq të Erion Vishkullit, i cili ndodhet në një spital në Romë, pasi mbeti i plagosur rëndë në syrin e mjatë nga një plumb gome, në protestën e së shtunës në Tiranë.
Ai pritet t’i nënshkrohet kontrolleve dhe konsultave mjekësore nga mjekët e specializuar të spitalit në Romë, ku më pas do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Në një lidhje direkte me edicionin e paradites, gazetarja Kepi tha se bëhet fjalë për punonjësen Marjeta Mikeli, e cila së bashku me bashkëshortin qëndronin në ambientet e spitalit duke ofenduar e kërcënuar atë dhe familjarë të Erionit që të mos e lejonin të intervistonin.
E indinjuar nga kjo sjellje e ambasadës shqiptare atje, Kepi ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme dhe Presidentit të Republikës, në të kundërt shton se do të thërrasë forcat e rendit të Italisë për të zgjidhur çështjen.
‘Ambasada shqiptare dhe ministria e Jashtme të më lejojnë të intervistoj familjarë e miq të Erionit, të mos më pengojnë. Të mos bëhen skena kërcënimi ndaj një gazetarje, s’jam lejuar të intervistoj. S’ndodhem këtu për politikë e për të gënjyer por për të sjellë një të vërtetë. S’lejoj asnjë konsulle apo delegacion diplomatik të më pengojnë, të më lejojnë të bëj punën, ndryshe do thërras policinë. Kjo konsulle së bashku me bashkëshortin nuk më lejojnë dhe më vëzhgojnë. Presidenti e Ministria e Jashtme të më lejojnë të bëj punën, ambasada s’ka punë të më pengojnë e të më rethojnë mua dhe familjarët e Erionit. Punonjësja e ambasadës, vjen me makinë e ambasadës kontrollon dhe më fyen mua si gazetare. Të mos më afrohen, ndryshe do marr forcat e rendit. Thirrje publike për Ministrinë e Jashtme dhe ambasadën’, u shpreh gazetarja Alba Kepi.

Marjeta Mikeli, punonjësja e ambasadës shqiptare në Romë që denoncoi këtë të hënë gazetarja Alba Kepi, është sekretare e dytë e Ambasadës dhe që gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025 bënte fushatë për PS në diasporë.
“Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë”, raportohej asokohe gjatë fushatës për Marjeta Mikelin.
© SYRI.net
VIDEO - Korçë/ Pedagogë dhe studentë bojkotojnë mësimin në mbështetje të protestave në Tiranë
‘Rikthim në epokën komuniste’/ Gazeta belge: Studentët dalin sërish në rrugë kundër Edi Ramës
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend