Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarmi për kujdes/ Aplikimi i vaksinës antigrip, 6500 doza të shpërndara në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës

    Paketa ligjore kundër dhunës në protesta/ Partia Socialiste mbledh Grupin Parlamentar, i pranishëm edhe Rama

    Protesta e dhunshme/ Arrestohen 9 persona, mes tyre edhe një i ri gjerman. 20 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protesta e dhunshme/ Arrestohen 9 persona, mes tyre edhe një i ri gjerman. 20 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
    Aktualitet

    Protesta e dhunshme/ Arrestohen 9 persona, mes tyre edhe një i ri gjerman. 20 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

    October 26, 2026
    Protesta e dhunshme/ Arrestohen 9 persona, mes tyre edhe një i ri gjerman (EMRAT)

    Nëntë persona janë arrestuar, dy janë proceduar penalisht dhe 20 të tjerë janë shpallur në kërkim pas incidenteve të dhunshme të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë më 24 tetor 2026.

    Në pranga ranë shtetasit Altin Koçi, Pajtim Lushi, Eden Bulku, Shkelzen Mujsaku, Orjan Cishkeku, Zyber Muca, Silvi Haxhi, Marlon Ladage, Klejdi Mehaj dhe Endri Doku.

    Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore.

    Mes të arrestuarve është edhe një shtetas gjerman, 23 vjeç, Marlon Ladage. Në kuadër të të njëjtit hetim, po dje është arrestuar një person tjetër, Endri Doku, 20 vjeç. Ai ka qenë në protestën e së dielës, por nuk është përfshirë në akte dhune. Nga verifikimet e policisë, ai ka thyer masën arrest në shtëpi për vjedhje, dhe dyshohet që të jetë përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë protestës së të shtunës, më 24 tetor.

    Sipas Policisë, ai dyshohet se është përfshirë edhe në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, 20-vjeçarit Klejdi Mehaj, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis Sativa.

    Policia bën me dije se hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar incidentet dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    9 të arrestuarit për protestën e zhvilluar ditën e diel:

    Altin Koçi, 27 vjeç

    Pajtim Lushi 45 vjeç

    Eden Bulku, 21 vjeç

    Shkelzen Mujsaku 19 vjeç

    Orjan Cishkeku 19 vjeç

    Zyber Muca, 25 vjeç

    Silvi Haxhi, 20 vjeç

    Marlon Ladage 23 vjeç ( gjerman)

    Klejdi Mehaj 20 vjeç; ( Në banesë iu gjet kanabis)

    Njoftimi i Policisë:

    Tiranë-Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe me lëndë piroteknike, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 9 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallen në kërkim 20 shtetas.  

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm:

    -u arrestuan shtetasit A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç (shtetas gjerman), dhe K. M., 20 vjeç;

    -u proceduan penalisht 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 20 shtetas.

    Gjithashtu, u arrestua shtetasi E. D., 20 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të datës 24.10.2026. 

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., 20 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

    Policia vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.      

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    9 të arrestuar arrestime dhuna në protesta emrat e të arrestuarve hetimet policore policia e shtetit procedime penale protesta e dhunshme protestat në Tiranë Protestuesit rendi publik Shqipëria shtetasi gjerman
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarmi për kujdes/ Aplikimi i vaksinës antigrip, 6500 doza të shpërndara në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës

    October 26, 2026

    Paketa ligjore kundër dhunës në protesta/ Partia Socialiste mbledh Grupin Parlamentar, i pranishëm edhe Rama

    October 26, 2026

    Protesta e dhunshme/ Arrestohen 9 persona, mes tyre edhe një i ri gjerman. 20 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

    October 26, 2026

    Profil/ Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.