Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari! Dyshohet se ua shiste protestuesve

26 Tetor 2026 | 11:28

Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë, pasi në banesën e tij iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike te kontrabanduara, të cilat dyshohet se ua shiste personave që marrin pjesë në protestë.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Dionis Beqiri, 32 vjeç, për të cilin, nga verifikimet, rezultoi se nuk kishte licencë për shitjen e fishekzjarrëve dhe as dokumentacionin shoqërues të blerjes së tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks 2”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 32 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u gjetën 47 pako me fishekzjarre.

Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.

Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ky shtetas iu ka shitur shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e ditës së shtunë, lëndë piroteknike, për përdorim për veprime të dhunshme.

Hetimi vijon për të dokumentuar rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas në tjerë të mund të jenë përfshirë në të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja e grupit të PS, në fokus kompensimi i dëmeve nga protestat dhe ligji i tubimeve! Gazetarja jep detajet

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PS e cila u mbajt këtë të hënë në Kryesinë e...
11:27 | 26/10/2026

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO)

Ka përfunduar pas gati një ore mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi...
11:11 | 26/10/2026

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar, kapet pas disa orësh 23-vjeçari në Korçë

Një 23-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Korçës, pasi theu masën e arrestit në shtëpi për veprat penale “Plagosja e...
10:59 | 26/10/2026