Mbledhja e grupit të PS, në fokus kompensimi i dëmeve nga protestat dhe ligji i tubimeve! Gazetarja jep detajet
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PS e cila u mbajt këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja përfundoi pas gati një ore teksa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në qendër të diskutimeve mësohet se kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027, ligji për tubimet, si dhe angazhimi i deputetëve në terren pranë qytetarëve.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu bën me dije se u diskutuan dëmet që qeveria do të paguajë për bizneset nga protestat teksa theksoi se do të përfshihen në buxhetin e vitit 2027 që do të kalojë këtë javë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Në mbledhjen e grupit është diskutuar që ligji për tubimet mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Shehu shton se porosia e kryeministrit për deputetët ka qenë që të jenë në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.
Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë! Dyshohet se ua shiste protestuesve
Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO)
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar, kapet pas disa orësh 23-vjeçari në Korçë
- 11:28 Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë! Dyshohet se ua shiste protestuesve
- 11:21 Moti i keq përfshin Britaninë, stuhia “Boelo” lë 2 të vdekur dhe rreth 90, 000 familje pa energji elektrike
- 11:11 Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO)
- 10:59 Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar, kapet pas disa orësh 23-vjeçari në Korçë
- 10:56 Vrasja e gruas në Pejë, kryeprokurori kërkon analizë të veprimeve të institucioneve
- 10:54 Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)