Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me gjendjen shëndetësore të Erion Vishkullit, pasi është kërkuar një konsultë mjekësore me spitalin Gemelli të Romës për të riun që u plagos me plumb në sy nga policia gjatë protestës studentore në Tiranë dhe që u dërgua ditën e djeshme në Itali për trajtim të specializuar.
Sipas raportimit të gazetares së SYRI-t, Alba Kepi, mjekët e spitalit San Carlo po përgatisin dokumentacionin për një konsultim të përbashkët me specialistët e Gemellit, me qëllim vlerësimin më të plotë të dëmtimit të pësuar.
Vështirësia kryesore, sipas të dhënave të bëra me dije, lidhet me nevojën për të kuptuar shkallën e dëmtimit që plumbi ka shkaktuar në pjesën e pasme të syrit.
Ky vlerësim konsiderohet i rëndësishëm për të përcaktuar gjendjen e të riut dhe hapat e mëtejshëm të trajtimit. Deri tani, nuk ka një njoftim të detajuar mbi përfundimet e konsultës apo prognozën mjekësore.
© SYRI.net
I zbuloi parcelën me drogë dhe më pas e vrau/ Kryeplaku Ndoc Macaj meret i pandehur për vrasje e Piro Prronit
EMRI/ Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt te tonelatat e kokainës/ Investigimi: Mafia shqiptare ‘pushton’ Spanjën