28-vjeçari nga Elbasani, Erion Vishkulli i cili mbeti i plagosur me plumb gome në sy si pasojë e përdorimit të forcës jo proporcionale të policisë ndaj protestuesve, do të zhvendoset tek spitali Gemelli në Itali për konsultë më të detajuar.
Siç raporton gazetarja e Syri, Alba Kepi, familjarët e të riut do të jenë në pirtje të rezultatit që do të dalë nga konsulta me mjekët e specializuar për t’iu nënshtruar më pas ndërhyrjes kirurgjikale në sy.
Erion Vishkulli mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë si pasojë e gjuajtjes me plumb gome nga policia, në protestën kombëtare të së shtunës në Tiranë më 24 tetor.
I riu fillimisht iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës në Tiranë për t’u transferuar më pas të dielën drejt Romës në Itali, për trajtim më të specializuar.
Gjatë protestës pati një dhunë të pashembullt brutale nga ana e policisë, e cila nuk kurseu përdorimin masiv të gazit lotsjellës, bombave Molotov, plumbave të gomës dhe arrestimeve të dhunshme.
© SYRI.net
Berisha: Autokrati i Beogradit nuk zgjodhi rrugën e Çausheskut, uroj që Edi Rama të mësojë nga padroni i tij
Blushi debat me Manjën te ‘Ligjet’: E vetmja agjendë e Parlamentit, shpërndarja e tij dhe largimi i Ramës
Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit, bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës