Hëna e plotë në shenjën e Demit dhe Dielli në Akrep sjellin në fokus sigurinë financiare, marrëdhëniet personale dhe përplasjet e interesave.
Astrologia Chrysanthi Kalogeri, në parashikimin e saj javor për emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan, shpjegoi ndikimin e këtij konfigurimi astrologjik dhe ndryshimet që mund të përjetojnë 12 shenjat e zodiakut.
Sipas astrologes, përballja mes Hënës dhe Diellit, e shoqëruar nga ndikimi i Plutonit në Ujor, lidhet me ndryshime politike, kundërshti interesash dhe përballje mes dëshirës për pushtet e nevojës për mirëqenie dhe qetësi. Në nivel personal, kjo periudhë kërkon më shumë vëmendje ndaj financave, bashkëpunimeve dhe vendimeve që mund të ndikojnë në të ardhmen.
“Kemi një hënë të plotë në shenjën e Demit. Kur kemi hënë të plotë, do të thotë se Hëna është përballë Diellit. Dielli ndodhet në shenjën e Akrepit. Çfarë do të thotë Dielli në shenjën e Akrepit? Ai përfaqëson fanatizmin, pushtetin, kontrollin, tendencën për të sunduar dhe për të shtuar pushtetin përmes interesave financiare të fshehta.
Nga ana tjetër, përballë Diellit në shenjën e Akrepit kemi Hënën në shenjën e Demit. Çfarë përfaqëson Hëna? Popullin. Çfarë kërkon populli? Mirëqenie, siguri financiare dhe materiale, si dhe qetësi në përditshmëri. Demi lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien, ndërsa Hëna në këtë shenjë ka nevojë për stabilitet dhe, mbi të gjitha, për qetësi. Dielli dhe Hëna janë në kundërshtim me Plutonin, i cili ndodhet në shenjën e Ujorit dhe sjell ndryshime politike në të gjithë botën. Kjo përplasje sjell gjithashtu kundërshti të interesave”, u shpreh ajo.
Çfarë parashikojnë yjet për shenjat e zodiakut? Ndiqni më poshtë parashikimin e plotë nga astrologia Kalogeri.
Dashi
Është momenti të përqendroheni te sfera financiare dhe te çështjet që lidhen me xhepin tuaj. Në këtë periudhë do t’ju kërkohet të jeni më të përpiktë në përmbushjen e detyrimeve tuaja dhe në marrëdhëniet financiare me të tjerët. Mund të shfaqen kërkesa nga shteti, organet tatimore ose bashkëpunëtorët tuaj.
Nga ana tjetër, mund të arrini të zgjidhni disa probleme që lidhen me fëmijët dhe jetën tuaj emocionale. Në këtë fushë priten zhvillime shumë pozitive, por jeni në një periudhë kur kërkesat dhe pretendimet e tyre janë më të larta.
Gjithsesi, mos ndërmerrni një nismë financiare me synimin për të realizuar një plan personal pa e shqyrtuar më parë me kujdes. Ky plan mund të ketë nevojë për disa ndryshime dhe rishikime.
Mbi të gjitha, shmangni konfliktet dhe marrëveshjet financiare me njerëz të rinj. Bëni kujdes edhe në bashkëpunimet me persona të fuqishëm, të cilët mund të kenë qëllime të caktuara dhe të mos i përmbushin në të ardhmen angazhimet që marrin përsipër tani.
Demi
Hëna e plotë në shenjën tuaj krijon një situatë emocionalisht të ngarkuar dhe e zhvendos vëmendjen te vetja, te nevoja për rinovim dhe ndryshim personal, pa lënë pas dore njerëzit e tjerë.
Këta janë bashkëpunëtorët tuaj, por edhe personat që kanë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj emocionale, si i dashuri ose partneri.
Do të keni ndryshime edhe në punë, si dhe zhvillime që lidhen me boshtin kryesor të jetës suaj: marrëdhëniet, punën dhe shtëpinë.
Një problem që lidhet me njërin prej prindërve mund t’ju shqetësojë. Ju të lindurit në pesëditëshin e parë të shenjës mund të detyroheni të nisni një kapitull të ri, pas mbylljes së një etape të rëndësishme të jetës.
Disa prej jush do të kenë zhvillime pozitive edhe në sferën financiare.
Binjakët
Jeni në një fazë ndryshimesh, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës.
Në këtë periudhë, vëmendja përqendrohet te ndryshimet që dëshironi të bëni në punë, por kryesisht te përditshmëria juaj. Këto zhvillime mund të lidhen edhe me të ardhmen ose me një çështje që ka të bëjë me jashtë vendit.
Mund të dëshironi të largoheni, por përballeni me disa pengesa. Rishikoni planet tuaja dhe sigurohuni që të ruani qetësinë e brendshme emocionale. Shmangni prapaskenat dhe situatat që mund të shkaktojnë shqetësime psikologjike.
Gjeni kohë për t’u çlodhur dhe për t’u kujdesur për një mënyrë jetese sa më të shëndetshme. Edhe nëse disa nga planet tuaja ndryshojnë, mos u shqetësoni. Në këtë periudhë, asgjë nuk mund t’i ndalë ndryshimet që janë në zhvillim në jetën tuaj.
Gaforrja
Hëna e plotë në shenjën e Demit, së bashku me Diellin në shenjën e Akrepit, ju favorizon. Kjo periudhë ju ndihmon të mos hiqni dorë nga dëshirat tuaja më të thella dhe të mos lejoni që pasiguria apo frika t’ju pengojnë.
Njëkohësisht, duhet të mendoni më thellë për disa çështje financiare dhe për zgjidhjet që kërkoni. Mund të keni nevojë për mbështetjen e të tjerëve, por është e mundur që të mos e merrni menjëherë. Megjithatë, kjo situatë mund të rezultojë në favorin tuaj.
Është momenti të zgjidhni çështje që lidhen me fëmijët, me personin që dashuroni dhe me zhvillimin tuaj shoqëror. Përpiquni të përmirësoni marrëdhëniet tuaja dhe të zgjidhni problemet që lidhen me shtëpinë ku jetoni.
Mund të takoni njerëz nga e kaluara dhe persona të dashur për ju. Mos lejoni që emocionet t’ju bëjnë t’i përjetoni situatat në mënyrë tepër dramatike. Ruani qetësinë, pikërisht atë që kërkon Hëna në shenjën e Demit.
Luani
Jeni ndër shenjat më të ndikuara nga kjo hënë e plotë në shenjën e Demit. Do të keni ndryshime në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, të cilat do të reflektohen edhe në ambientin familjar, në karrierë, në punë dhe në jetën shoqërore.
Veçanërisht të ndikuar janë të lindurit në pesëditëshin e parë të shenjës. Për disa prej jush, një kapitull tashmë është mbyllur dhe tani jeni në fazën e ripërtëritjes.
Mund të mos e keni kuptuar ende se sa të lodhur dhe të stresuar jeni psikologjikisht nga periudha e mëparshme. Megjithatë, jeni pranë mbylljes përfundimtare të një etape të rëndësishme dhe, gradualisht, do të nisë faza e ripërtëritjes.
Bëni kujdes me reagimet tuaja dhe shfrytëzoni mundësitë që ju paraqiten. Njëkohësisht, hidhni themelet për vitet që vijnë.
Virgjëresha
Hëna e plotë në shenjën e Demit ju favorizon plotësisht.
Kjo periudhë ju ndihmon në çështje që lidhen me të ardhmen, me ligjin dhe me udhëtimet jashtë vendit. Një udhëtim mund t’ju japë shtysën për të ndryshuar synimet dhe planet tuaja.
Gjithsesi, duhet të tregoni kujdes ndaj ndryshimeve që mund të ndodhin në përditshmëri dhe në punë. Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit tuaj.
Edhe pse kjo hënë mund të sjellë disa vështirësi, ajo mund t’ju ndihmojë të zgjidhni probleme shëndetësore, nëse keni të tilla. Mund të ndodhë edhe një ndryshim në përditshmëri ose në punë, i cili fillimisht mund të mos ju pëlqejë, por më vonë do të rezultojë në favorin tuaj.
Peshorja
Jo vetëm gjatë kësaj jave, por përgjatë gjithë 15-ditëshit të ardhshëm, duhet të përqendroheni te gjendja juaj psikologjike, te financat dhe te gjithçka që ju krijon siguri në jetë.
Marrëdhëniet e çdo lloji dhe bashkëpunimet tuaja mund t’ju shqetësojnë. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës mund të përjetoni rikthime nga e kaluara.
Njëkohësisht, mund të jeni më të tërhequr në vetvete. Mund t’ju shqetësojnë çështje që lidhen me jetën emocionale ose me njërin prej fëmijëve tuaj. Për këtë arsye, mund të detyroheni të bëni shpenzime shtesë, qoftë për të përmirësuar gjendjen tuaj psikologjike, qoftë për të rregulluar marrëdhënien tuaj.
Të gjitha shpenzimet duhet të jenë të kontrolluara dhe pa ekzagjerime. Gjithashtu, nuk është momenti për të ndërmarrë nisma të reja financiare.
Vëmendja vazhdon të jetë te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji. Përfitoni nga mbështetja e njerëzve që bëjnë pjesë në rrethin tuaj shoqëror.
Akrepi
Ashtu si Demi, edhe ju jeni ndër shenjat më të ndikuara nga kjo hënë e plotë, e cila ndodhet në shenjën përballë jush, atë të Demit. Vëmendja përqendrohet te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji.
Mund të shfaqen probleme që lidhen me familjen, shtëpinë, njërin prej prindërve ose me një lëvizje që dëshironi të realizoni, si transferimi apo zhvendosja.
Ju të lindurit në pesëditëshin e fundit të shenjës jeni në fazën e mbylljes së një kapitulli dhe ndikoheni më shumë nga kjo hënë e plotë. Mund t’ju duhet t’i riktheheni së kaluarës për të korrigjuar ose zgjidhur çështje që kanë mbetur pezull.
Përqendrohuni te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, por tregoni kujdes në përditshmëri, në punë dhe në çështjet që lidhen me shëndetin.
Kushtojini vëmendje edhe karrierës, ku keni shumë mundësi. Kjo është një periudhë gjatë së cilës do të përballeni me sfida, por mund të dilni fitimtarë.
Shigjetari
Gjatë kësaj periudhe mund t’ju shqetësojnë zhvillime që lidhen me përditshmërinë dhe punën, veçanërisht nëse keni përjetuar luhatje kohët e fundit.
Përpiquni të jeni sa më të përpiktë dhe korrektë, duke shmangur problemet dhe, mbi të gjitha, prapaskenat. Mos u përfshini në thashetheme, edhe nëse të tjerët krijojnë situata të pakëndshme që jua vështirësojnë ruajtjen e qetësisë.
Është momenti të zgjidhni çështje që lidhen me ligjin ose me jashtë vendit. Mund të rishikoni planet tuaja për të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë.
Kontrolloni entuziazmin e tepërt dhe shfrytëzoni mundësitë që ju paraqiten. Entuziazmi i pakontrolluar mund t’ju çojë drejt gabimeve, veçanërisht në çështjet që përmendëm më sipër dhe që mund të bëhen pengesë për ju.
Bëni kujdes me njerëzit që ju rrethojnë dhe me mënyrën se si i shprehni mendimet tuaja. Mos lejoni që të tjerët të ndërhyjnë në jetën tuaj. Tregoni kujdes edhe gjatë udhëtimeve.
Bricjapi
Ndikoheni pozitivisht nga kjo hënë e plotë. Mund t’ju shqetësojnë çështje që lidhen me fëmijët, personat e dashur, jetën emocionale dhe atë romantike, si dhe me jetën tuaj shoqërore.
Mund të përjetoni rikthime të çështjeve dhe personave nga e kaluara. Madje, mund të takoni miq dhe njerëz të dashur që nuk i keni parë prej kohësh.
Njëkohësisht, mund të dalin në pah çështje që lidhen me dokumentet, procedurat burokratike, punën dhe karrierën. Këto probleme mund të zgjidhen me sukses, duke ju dhënë mundësinë të dilni të fituar.
Megjithatë, për sa u përket financave dhe shpenzimeve personale, duhet të tregoni kujdes. Mos shpenzoni më shumë sesa ju lejojnë mundësitë dhe kufizohuni në lëvizje të vogla financiare, me synimin për të shmangur pasojat e mëvonshme.
Kjo periudhë ju favorizon, por duhet të veproni me hapa të vegjël dhe të matur.
Ujori
Pas Demit, Akrepit dhe Luanit, edhe Ujori është ndër katër shenjat më të ndikuara nga kjo hënë e plotë.
Do të keni zhvillime në familje dhe në shtëpi. Mund të përballeni me një lëvizje, transferim ose ndryshim banese, i cili mund të ndikojë edhe në karrierën tuaj, duke sjellë ndryshime në punë. Probleme mund të shfaqen edhe në ambientin familjar.
Disa ndryshime në jetën tuaj janë të pashmangshme. Më të ndikuar janë të lindurit në pesëditëshin e parë të shenjës, të cilët i kanë përjetuar këto zhvillime edhe gjatë periudhës së mëparshme.
Këto ndryshime rrënjësore mund të kenë zgjatur një vit ose edhe më shumë. Tani, ju të lindurit në fillim të shenjës po i afroheni fundit të kësaj etape dhe do të mbyllni një kapitull për të nisur një të ri.
Këto ndryshime nuk janë domosdoshmërisht negative. Ato mund të sjellin krijimin e një marrëdhënieje të re, ndryshime në jetën shoqërore, martesë, ardhjen e një fëmije ose ndërrimin e shtëpisë.
Për disa prej jush, këto zhvillime të mëdha mund të vijnë pas mbylljes së një kapitulli të vështirë. Për të tjerë, ndryshimet do të jenë rezultat i kushteve që janë pjekur dhe që ju lejojnë të ndërmerrni hapa të rëndësishëm për zhvillimin e jetës suaj personale.
Peshqit
Hëna e plotë në shenjën e Demit ju ndikon pozitivisht. Si Dielli në shenjën e Akrepit, ashtu edhe Hëna në shenjën e Demit krijojnë lidhje harmonike me shenjën tuaj.
Më të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjës. Megjithatë, mund të përballeni me ndryshime planesh. Ndoshta keni planifikuar një udhëtim, por gjatë tij mund të ndodhë diçka e papritur, të cilën nuk e kishit parashikuar.
Bëni kujdes me njerëzit e rrethit dhe të ambientit tuaj. Do të gjeni ndihmë dhe mbështetje, por mund të ndodhë që t’i analizoni disa çështje më shumë seç duhet, duke krijuar frikë dhe duke vendosur vetë pengesa në jetën tuaj.
Nga ana tjetër, disa probleme dhe shqetësime që mund të lindin jashtë kontrollit tuaj mund të sjellin përfitime në të ardhmen.
Disa prej jush mund të zgjidhin çështje që lidhen me trashëgiminë. Nëse keni përjetuar një humbje gjatë periudhës së kaluar, mund të vijë momenti të zgjidhni çështje pronësie, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje ligjore ose përmbushjen e procedurave burokratike.
Mund të keni edhe ndryshime banese ose vendbanimi, si dhe takime me njerëz të afërt dhe persona të dashur për ju.











