• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

by Frrok Çupi
26/10/2026 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Çdo ditë digjet nga pak bulevardi i madh i ndërtuar nga Fashizmi.

Fashistët po djegin trashëgiminë e tyre! Apo u kthye 17 Nëntori i partizanëve të Tiranës?

E ngatërruar gjithçka në sfondin e luftës së fundit; përderisa punët i kanë kthyer mbrapsht në kohë.

Para selisë së qeverisë, ku kanë ardhur me armë e zjarr gjithfarë lloje speciesh, u perceptua një ‘partizan’ dhe e kapën rob.

-Mbyteni, mbyteni! Ashtu, të vdekur te shkallët si një mish. Q.R!- thërrisnin ‘ballistët’ duke e nderë tjetrin si për qefin të përdorur në një varrim më parë.

Tjetri, edhe ky mes zjarrvënësve të ‘Ballit’, kishte kërkuar vetëm fjalën e shkurtër ‘dialog’. Dialog me qeverinë, a me shtetin, a me zotin e gjithëfuqishëm. Iu duk sikur po digjej Borova në vitin 1944 dhe thërriti Dialog.

Të dhunshmit shkojnë me sloganin: ‘E zure, shtypi kokën!’. Prandaj dolën të urryer ballistët në Luftën e Dytë Botërore.

Në fushën e luftës u kap edhe një gjerman, për ta pasur sa për një totem tregues se kur u zhvillua zjarr vënia, domethënë lufta. Si gjermani i Shkodrës.

Shteti u mor gjithë ditën për të shpëtuar syrin e dëmtuar të një djali 28 vjeçar, nga radhët e ‘ballistëve’. I kishte hyrë një plumb gome, plumba që në luftën reale të Dytë nuk u përdorën. Shokët e lanë në shesh, por e morën ‘partizanët’ dhe e nisën në një spital në Itali. Vëllai i Erjonit, Emiljani, u shfaq në një viedo nga Italia, tha se syri i të vëllait ishte përmirësuar dhe falënderoi ‘partizanët’. Mund të na lindë një këngë folklorike si dikur në periudhë e komunizmit, që do të thotë: ‘Faleminderit që më dhatë dritën e syrit!’.

Më parë ishte shëruar një vajzë e re, police, që ballistët i prenë gishtat e dorës.

Megjithatë nuk ka paqe nën hijen e admirueshme të selisë së qeverisë, në anë të Bulevardit të Fashizmit.

Teksa po pushonin armët molotov, dikush u kujtua për një ‘varr’ perëndish aty në bulevard. I hynë  ta zhvarrosin. Pllaka me emrin e Ziver Veizit u shkul si një eshtër. Dëshmori kishte derdhur gjakun pikërisht në themel të asaj pllake, në 21 Janar 2011. E kishte vrarë një qeveri e dhunshme dhe barbare. Pllaka ishte vendosur si një garanci se nuk do të ketë më vrasje ‘partizanë e ballistë’. Sepse edhe vetë profeti Ismail Kadare kishte shkruar “Që të të shkulin ty, duhet të shkulin malet/ të ngrenë nga varret e të rivrasin të rënët”.

Tirana nuk u shkatërrua nga Fashizmi dhe Nazizmi. Të njëjtin fat ndoqi Franca, Italia, Portugalia, Greqia…

Parisin, thonë tregimet popullore, e fali edhe Hitleri. Në qytetin Limozh (Limoges) kështjella ku ndodhet Bashkia u ndërtua në vitin 1883, sipas arkitekturës neo- Rilindase; por nuk u dogj kurrë deri më sot. E dogji, para një jave, një shtatëmbëdhjetëvjeçar i po këtij qyteti. Si këta të dhunshmit në Tiranë.

Shoqëria ka hyrë në një ekran bardhë e zi, kush është me të mirën e kush kundër. Partizanët po e prijnë drejt Evropës. Si në luftën e Dytë në Aleancën e madhe Antifashiste. Edhe vetë Evropa po kështu, në dy ngjyra të vetme. Shqipërinë e duan sa më shpejt pjesë të BE, aq më tepër pas kësaj lufte absurde.

Ka një kakofoni. Ndërsa ballistët luftojnë që të gjejnë rrënjët mbrapa perdes së kohës së sotme dhe të hakmerren për gjyshërit, të mbështetur nga  Antifa…, pala tjetër po tenton të tërheqë për nga e ardhmja.

Në fakt po luhet loja e mbetur në mes që në vitin 1945, mes partizanëve fitimtarë dhe ballistëve e kolaboracionistëve të tjerë. Si nuk e lëmë pas të keqen!? Por e ngjisim me zamkën e mbetur diku në valixhet e humbësve që u dyndën nga atdheu.

Tani ‘ballistë’, nuk janë vetëm ballistët, por çdo dru nën rrotat e rrugës përpara. Kushdo që tenton kohën pas, që bën keq, vret a vjedh. Duhej të ishin ndarë nga ajo fatkeqësi.

Edhe sikur kjo të ishte ‘Lëvizje’ dhe të fitonte, më shumë se gjysma do të gjymtohej dhe të ndehej shkallëve si zhele.

Next Post
Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

October 26, 2026
Çështja ‘Beleri’ dhe tensionet në Kosovë/ Çupi: S’janë të rastësishme, Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

October 26, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

October 26, 2026
Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

October 26, 2026
Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

October 26, 2026
Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

October 26, 2026
Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

October 26, 2026
Gjykata cakton 22 masa sigurie për protestuesit, 8 në burg

Gjykata liron tre protestues të ndaluar: Njëri prej tyre u arrestua në mënyrë të paligjshme

October 26, 2026
Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki, nga 32 mijë lekë, minimumi i ri shkon 70 mijë lekë

1 500 fitues për kreditë e buta në Tiranë, lista pret miratimin e Këshillit Bashkiak

October 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In