Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Caprile mori pasaportën shqiptare, FIFA mund t’i mbyllë rrugën italianit drejt kuqezinjve

    “Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë

    “Fundi i një bote”, Veliaj për fitoren e studentëve në Serbi: Politika duhet të kuptojë pritshmëritë e brezit të ri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë
    Kryesore

    “Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë

    October 26, 2026
    “Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama dhe të zgjedhjeve të parakohshme.

    Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se qeveria është e gatshme të dialogojë me studentët për çështjet që ata kërkojnë të adresojnë, por jo me ata që, sipas tij, ushtrojnë dhunë.

    Ai u bëri thirrje studentëve që të marrin shembull nga studentët në Serbi, duke theksuar se ndryshimi i pushtetit në demokraci bëhet përmes votës.

    “Kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë, dialog me studentët. Ka një propozim për dialog me studentët, sepse studentët kanë çështje për t’u adresuar, edhe pse jemi ndër të paktat vende, që kemi një trajtim të veçantë për studentët ekselentë. Studentët nga familje në nevojë s’paguajnë asnjë taksë, tarifë, dhe marrin 100 euro nga shteti.

    Dialogu s’mund të zhvillohet kurrsesi me ata që dhunojnë. Te ligji për tubimet parashikohen një sërë masash për ata që dhunojnë. Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur kurrë. Dorëheqje nuk ka. Dialog pa dyshim, përjashto seksionin e dhunës së PD. Dialog po, nëse duan paraprakisht t’i çojnë listën e çështjeve, le t’i çojnë.

    Studentët të marrin shembull nga studentët në Serbi. Kishte një protestë, zgjati për tre vite me radhë, në fund u konkretizua me votë. Shkuan në zgjedhje. Vota është ajo që përcakton dhe në demokraci harrojeni se mund të ketë ndryshim pushteti pa votë”.

    brezi i ri dorëheqja e Ramës Edi rama Mazhoranca Partia Socialiste politika shqiptare Protesta në Tiranë protestat studentore Studentët në Serbi Studentët serbë studentët shqiptarë Taulant Balla zgjedhjet në Serbi zhvillimet politike në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Caprile mori pasaportën shqiptare, FIFA mund t’i mbyllë rrugën italianit drejt kuqezinjve

    October 26, 2026

    “Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë

    October 26, 2026

    “Fundi i një bote”, Veliaj për fitoren e studentëve në Serbi: Politika duhet të kuptojë pritshmëritë e brezit të ri

    October 26, 2026

    Gjyqi për Ervis Berberin, paraqiten në GJKKO Erald Elezi dhe Gentian Gjyli

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.