Fitorja e studentëve në Serbi/ Meta: 25 tetori, jo vetëm dita e shembjes së autokracisë!

Fitorja e studentëve në Serbi/ Meta: 25 tetori, jo vetëm dita e shembjes së autokracisë!

13:08, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reagzuar nga burgu, pas fitores së studentëve në Serbi kundër regjimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç.

Përmes një statsusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se 25 tetori të mos jetë vetëm dita e shembjes së autokracisë, por edhe e vendosjes mbi themele të sigurta të demokracisë dhe integrimit europian të Serbisë.

Meta uroi gjithashtu edhe ‘koalicionin Shqiptar’ për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Serbisë, ndërsa falenderoi edhe të gjitha institucionet e Kosovës, që mbështetën fuqishëm bashkimin e shqiptarëve në një listë të vetme.

Statusi:

Uroj që 25 tetori të mos jetë vetëm dita e shembjes së autokracisë, por edhe e vendosjes mbi themele të sigurta të demokracisë dhe integrimit europian të Serbisë. Një Serbi demokratike, është në interesin jo vetëm të popullit të saj, por edhe të gjithë fqinjëve dhe rajonit. Vetëm në një Serbi demokratike do të marrë fund diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, pasivizimi i adresave të tyre, pamundësia për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në mënyrë të drejtë, por edhe për t’u integruar në të gjitha institucionet vendore dhe qëndrore. Urime “Kolacionit Shqiptar” për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Serbisë dhe një falenderim të veçantë për të gjitha institucionet e Kosovës, që mbështetën fuqishëm bashkimin e shqiptarëve në një listë të vetme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco