Përfaqësues të shoqërisë civile dhe avokatë kallëzim në SPAK për dhunën në protesta: 180 episode të dokumentuara

26 Tetor 2026 | 13:55

Përfaqësues të shoqërisë civile, intelektuale, avokatë dhe studentë kanë dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga strukturat e policisë ndaj protestuesve, duke ndërmarrë hapin e parë zyrtar ligjor.

Këtë të hënë, ata kanë dorëzuar zyrtarisht një kallëzim penal në SPAK përmes të cilit kërkojnë nisjen e hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë zyrtarëve policorë që kanë ushtruar dhunë.

Sipas materialeve të dorëzuara pranë organit të akuzës, kallëzimi penal përmban mbi 180 episode të dokumentuara të paligjshmërisë dhe përdorimit të forcës gjatë tubimeve.

Sipas tyre këto raste nuk janë ngjarje të izoluara, por dëshmi të një praktike sistematike. Përballë kësaj situate, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe grupi i avokatëve i kanë bërë thirrje publike SPAK-ut që të kryejë një hetim sa më të shpejte, të plotë dhe të paanshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Heqja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, reagon xhaxhai: E dimë kush janë vrasësit, kërkojmë drejtësi

Heqja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës gjatë protestës së 25 tetorit në Tiranë ka rikthyer dhimbjen te familjarët e tij. Mark Nika, xhaxhai i...
13:49 | 26/10/2026

Policia nxjerr shkresë urgjente për protestat, kërkon respektimin e të drejtave të të miturve

Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës dhe strukturave policore në Krujë, ku kërkon marrjen e masave për garantimin e...
13:40 | 26/10/2026

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari! Dyshohet se ua shiste protestuesve

Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë, pasi në banesën e tij iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike te kontrabanduara, të cilat...
11:28 | 26/10/2026