Tuesday / October 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shumë të varfër, pak të pasur, pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së, sipas Eurostat

Share Share Icon

Pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave në Shqipëri mbetet mbi mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa treguesi është përkeqësuar lehtë gjatë vitit 2025, në krahasim me tendencën e përgjithshme europiane.

Sipas të dhënave të Eurostat, koeficienti Gini, që mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, arriti në 30.4 në Shqipëri në vitin 2025, nga 29.8 një vit më parë. Ky tregues është 1.2 pikë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29.2.

Të dhënat tregojnë se, ndërsa në Shqipëri diferencat në shpërndarjen e të ardhurave janë zgjeruar, në vendet e Bashkimit Europian është regjistruar një përmirësim i lehtë. Koeficienti Gini për BE-në zbriti nga 29.4 në vitin 2024 në 29.2 në vitin 2025.

Edhe të dhënat e fundit të INSTAT konfirmojnë zgjerimin e pabarazisë në vend. Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, të publikuar në tetor, koeficienti Gini u rrit në 30.37%, nga 29.83% në vitin 2024, megjithëse të ardhurat mesatare të disponueshme për frymë u rritën me 10.5%.

Në Europë, diferencat mes vendeve janë të konsiderueshme. Sipas Eurostat, Bullgaria kishte pabarazinë më të lartë në shpërndarjen e të ardhurave në Bashkimin Europian, me një koeficient Gini prej 37.7, e ndjekur nga Letonia me 35.6 dhe Lituania me 35.5.

Në kahun tjetër, Sllovakia rezultoi vendi me shpërndarjen më të barabartë të të ardhurave, me një koeficient prej 23.0, e ndjekur nga Belgjika (23.4), Çekia (24.0), Sllovenia (24.6) dhe Polonia (24.9).

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat tregojnë një nivel relativisht të ngjashëm pabarazie, ndonëse vitet e referencës ndryshojnë. Serbia kishte një koeficient Gini prej 31.9 në vitin 2024, Mali i Zi 31.5 në vitin 2022 dhe Maqedonia e Veriut 30.3 në vitin 2023.

Koeficienti Gini mat shkallën e pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave të disponueshme të popullsisë, në një shkallë nga 0 në 100. Një vlerë zero nënkupton barazi të plotë, ku të gjithë individët kanë të njëjtat të ardhura, ndërsa vlera 100 përfaqëson pabarazinë maksimale, kur të gjitha të ardhurat përqendrohen te një individ.

Burimi: Eurostat

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Parapagimi i tatim fitimit konsiderohet detyrim tatimor, do zbatohen procedurat e mbledhjes me forcë

Paketa e re fiskale pritet të forcojë disiplinën e pagesës së parapagimeve, zbatimin e kufizimeve për pagesat dhe arkëtimet me para në dorë, përmir...

9 hours më parë 12 Min Lexim

Paketa, propozohet rritje për akcizën e duhanit 4.5%, skedulimi i ri deri më 2033 e rrit 32%

Nga 1 janari 2027 akciza për duhanin do të rriten me 350 lekë për kg. Paketa e re fiskale propozon rritje të akcizës për duhanin, duke parashikuar ...

9 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!