Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Yll Limani reagon i revoltuar pas vrasjes së 49-vjeçares në Pejë (FOTO)

    Presidentja e Kosovës kërkon hetim urgjent për vrasjen në Pejë dhe trajtimin institucional të kërkesave të viktimës

    Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Yll Limani reagon i revoltuar pas vrasjes së 49-vjeçares në Pejë (FOTO)
    Lajmet e fundit

    Yll Limani reagon i revoltuar pas vrasjes së 49-vjeçares në Pejë (FOTO)

    October 26, 2026
    Yll Limani reagon i revoltuar pas vrasjes së 49-vjeçares në Pejë (FOTO)

    Vrasja e rëndë e 49-vjeçares Arlinda Sylaj Zekaj në Pejë, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj, ka tronditur opinionin publik.

    Përtej këtij krimi të rëndë, rasti ka rikthyer në vëmendje edhe raportimet për dhunë në familje dhe kërkesat për ndihmë që viktima dyshohet se kishte bërë para se të humbiste jetën.

    Mes reagimeve të shumta për këtë ngjarje, vëmendje kanë tërhequr edhe reagimet e këngëtarit të njohur, Yll Limani, i cili përmes katër postimeve në InstaStory ka shprehur dhimbjen dhe zemërimin e tij për rastin, duke ngritur shqetësimin për përgjegjësinë e institucioneve.

    Artisti fillimisht ka ndarë lajmin për vrasjen e Arlindës, duke rikujtuar se ajo kishte raportuar dhunën dhe kishte kërkuar ndihmë para se të vritej.

    Më pas, Ylli ka publikuar edhe letrën që Arlinda dyshohet se ia kishte dërguar Prokurorisë vetëm tre ditë para vrasjes.

    Në të, ajo kishte shprehur frikën për jetën e saj dhe kishte paralajmëruar për pasojat e mundshme të mosveprimit institucional.

    “Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, thuhet në letrën e publikuar nga këngëtari.

    Fjalët e saj kanë prekur thellë artistin, i cili ka theksuar se është e vështirë të lexohen pa ndier dhimbje dhe zemërim, sidomos kur bëhet fjalë për një grua që kishte shprehur me shkrim frikën për jetën e saj, kishte raportuar dhunën dhe kishte kërkuar mbrojtje.

    Në reagimet e tij, Yll Limani ka kërkuar që rasti të mos harrohet dhe që secili zyrtar për të cilin vërtetohet se ka dështuar në përmbushjen e detyrave të tij të mbajë përgjegjësi.

    Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së menjëhershme të çdo gruaje që raporton dhunë, për aq kohë sa vazhdon të jetë e rrezikuar.

    Në fund, këngëtari ka shprehur dhimbjen për humbjen e Arlindës dhe ka dërguar ngushëllimet e tij për familjen e saj.

    “Jom i pikëllum dhe i revoltum që sot po i lexojmë fjalët e Arlindës tu e dit që ajo s’osht ma. Ngushëllime familjes. Arlinda e meritonte me e vazhdu jetën e saj 💔”, ka shkruar Yll Limani.

    Dhuna ndaj grave dhuna në familje drejtësia në Kosovë femicidi në Kosovë Kosovë ngjarje kriminale Pejë reagimet e artistëve reagimi i Yll Limanit showbiz shqiptar siguria e grave vrasja e 49-vjeçares vrasja në Pejë Yll Limani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Yll Limani reagon i revoltuar pas vrasjes së 49-vjeçares në Pejë (FOTO)

    October 26, 2026

    Presidentja e Kosovës kërkon hetim urgjent për vrasjen në Pejë dhe trajtimin institucional të kërkesave të viktimës

    October 26, 2026

    Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

    October 26, 2026

    Caprile mori pasaportën shqiptare, FIFA mund t’i mbyllë rrugën italianit drejt kuqezinjve

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.