I ka kushtuar dy ndeshje skualifikim trajnerit Massimiliano Allegri shfryrja gjatë dhe pas ndeshjes mes Napolit dhe Romës. Gjykatësi sportiv ka marrë vendimin për ta dënuar me dy ndeshje trajnerin e Napolit, sepse në fundin e pjesës së dytë u është drejtuar me shprehje të pahijshme zyrtarëve të ndeshjes.
Po ashtu, në dhomën e zhveshjes Allegri ka përdorur fjalë të rënda, duke treguar mungesë respekti.
Trajneri ka pasur gjithashtu një qëndrim agresiv ndaj një drejtuesi të skuadrës kundërshtare.
Allegri do të humbasë kështu ndeshjet me Monzën dhe Juventusin.
Trajneri i Napolit është ankuar se ai dënohet edhe për gjërat më të vogla, kurse kolegët e tij nuk marrin dënime edhe pse mund të bëjnë shkelje evidente.
© SYRI.net
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria regjistron suksesin e katërt radhazi
Trajneri i Barcelonës/ Flick nuk e fsheh zhgënjimin pas ‘El Clasico’-s: Nuk ishim të freskëtBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: