Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e revoltës studentore, të rinjtë protestues mblidhen te Ministria e Arsmit kundër Edi Ramës

Peticioni/ Dasho: Përgjigja e Mcallister, tregon se ngjarjet në Shqipëri kanë vëmendje maksimale nga eurodeputetët

14:45, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë mjeku që jeton në Gjermani Erion Dasho.

Ai në bisedë më moderatoren Sibora Bitri ka folur për peticionin që ‘Bluzat e Bardha’, mjekë dhe infermierë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, por jo vetëm i kanë dërguar Grupit Parlamentar të eurodeputetëve Gjermanë në Parlamentin Evropian për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria, pas protestave të vazhdueshme dhe dhunës barbare të policisë dhe strukturave shtetërore ndaj të rinjve shqiptarë.

Sibora Bitri: Mund të me thoni që për letrën që i këni drejtuar institucioneve të BE-së për situatën në Shqipëri besoj keni marrë përgjigje. Ju kanë thënë se do të jete në çeshtjet e rendit të ditës në punimet e Komisionit.

Erion Dasho: Ka qenë surprizuese me thënë të drejtën. Ndonëse e prisnin një reagim pozitiv, pasi mjekët, infermieret, nuk janë vetëm mjekë, është një grupim mjekë infermierë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit të cilët ju bashkuan peticionit që nisi nga lëvizja ‘Bluzat e Bardha për ndryshim’ dhe tashmë u bashkuan me peticionin mbi 350 bluza të bardha. Dhe çudia e parë ishte të nesërmen morëm përgjigje nga Sekretaria e Grupit Parlamentar të eurodeputetëve Gjermanë në Parlamentin Evropian, se ky peticion i ishte shpërndarë të gjithë deputetëve dhe sot morëm përgjigje nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian zoti David Mcallister, një personalitet i njohur ky edhe në Shqipëri për rolin që ka në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të vendeve te tjera të Ballkanit Perëndimor në Komunitetin Evropaian dhe përgjigja ishte shumë inkurajuese.

Pra ndërkohë që ne shprehem shqetësimin tonë për ata se si ka reaguar policia, dhunën e policisë. Faktin që ambulancat janë përdorur për të transportuar  materiale policore, faktin që dhuna ishte shproporcionale dhe patëm dhunim të protestuesve, sidomos dhe cenim të së drejtës së tyre për te protestuar. Përgjigja erdhi konfirmuese nga zoti Mcallister. Ai sot konfirmoi se Parlamenti Evropain dhe eurodeputetët e ndjekin me shqetësim situatën në Shqipëri. Edhe ai konfirmoi se ka raporte të europarlamentarëve dhe që i kanë shkuar edhe nga burime të tjera, për përdorim shproporcional të dhunës, për cenim të së drejtës së qytetarëve për të protestuar, madje ai shkoi edhe një hap më tej kur tha se këto do të diskutim në mbledhjen e 4 nëntorit ku do te diskutohet edhe progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit Evropian, dhe theksoi se do të ketë edhe një debat që do të pasojë mbledhjen e 4 nëntorit.

Pra në një farë mënyre, u surprizuam pozitivisht, të gjithë ne si iniciues të peticionit dhe nënshkrues të tij. Që ashtu sikurse e thatë edhe ju, përgjigja e autoriteteve evropiane, erdhi me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Me datën 20 tetor ne çuam peticionin, javën që kaloi. Kishte qindra mjekët të tjerë dhe infermierë të tjerë që donin të nënshkruanin peticionin. Por ne kishim nxitim sepse ishte koha kur sapo kishin filluar protestat të cilat ishin përballur edhe me dhunën e policisë. Pra shqetësimi ynë si mjekë ishte për shëndetin e protestuesve dhe qytetarëve dhje për dhunën që ata ishin duke pësuar. Dhe për këtë arsye e nisem peticionin brenda 24 orëve dhe kanë nënshkruar 350 bluza te bardha.

Ditën e sotme erdhi edhe përgjigja nga zoti Mcallister. Pra një përgjigje që tregon se ngjarjet në Shqipëri kanë vëmendje maksimale nga eurodeputetët, nga anëtarët e Bundestagut gjerman dhe se këto shqetësime tonat kanë marrë një përgjigje e cila ishte pikërisht ajo që neve prisnim....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco