Studentët janë mbledhur sërish përpara Ministrisë së Arsimit, në ditën e 14-të të protestës.
Aktualisht, para godinës së ministrisë ndodhet një grup protestuesish, ndërsa pritet që gjatë vijimit të tubimit t’u bashkohen edhe studentë të tjerë dhe qytetarë.
Protesta vijon si pjesë e reagimit të studentëve, të cilët kanë dalë në rrugë për të shprehur kundërshtitë e tyre lidhur qeverisjen aktuale dhe largimin e Edi Ramës.













