Kush janë të rinjtë që thyen monopolin politik të Aleksandër Vuçiç
Lëvizja e tyre lindi nga një tragjedi, që pasoi me bllokada rrugore dhe protesta të përditshme për të kundërshtuar korrupsionin dhe neglizhencën qeveritare.
Në vetëm 2 vjet, studentët serbë arritën të thyenin monopolin politik të Partisë Progresiste Serbe të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç.
Më tepër sesa një proces i thjeshtë elektoral, zgjedhjet e së dielës u kthyen në një referendum për të ardhmen e Serbisë.
Nga Beogradi në Novi Sad e deri në Nish, votuesit ishin euforikë dhe u mblodhën në qendrat e qyteteve, ose përpara selisë së Listës Studentore, e cila në një postim në rrjetet sociale e shpalli Serbinë “të lirë”.
Studentët nuk kanë liderë dhe as eksperiencë politike, por sërish grupimi i tyre tërhoqi votuesit anti-qeveritarë nga e gjithë shoqëria serbe.
Kur u bashkua me manifestimin e tyre drejt Beogradit javën e kaluar, kandidati kryesor, kardiologu Ilija Srdanoviç deklaroi se në vend po rishkruhej historia dhe se energjia e manifestuesve ishte e pandalshme.
“Ne u ofrojmë qytetarëve tanë vlerat bazë të një shoqërie të qytetëruar, të cilat regjimi i mëparshëm ua kishte marrë për herë të fundit”, tha ai të dielën për BBC.
Një gjë është e qartë, nuk do të jenë studentët që do të qeverisin dhe vetë Srdanoviç nuk para shihet si i përshtatshëm për kryeministër. Ata që shihen si liderë potencialë janë të paktë.
Sipas një sondazhi të kryer nga grupet CeSID dhe Ipsos mes tyre figurojnë ish-ylli i basketbollit Dejan Bodiroga, aktori Tihomir Staniç, këngëtari i operas Nikola Mikiç, ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, Dejan Šoškić dhe një numër i madh profesorësh.
Emri i Šoškiç është lakuar shpesh herë sa i takon postit kryesor. Ai ka folur hapur për reformat që do të bënte në ekonomi dhe për këtë është kritikuar gjerësisht nga mediat pro-qeveritare.
Por kushdo që të caktohet kryeministër do të ketë për detyrë përmbushjen e premtimeve elektorale. Përmes një programi 11-pikësh, Lëvizja Studentore synon të:
Çrrënjosë korrupsionin përmes një njësie të posaçme policore që do të arrestojë përgjegjësit;
Të largojë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe këdo që ka shkelur ligjin duke dhunuar protestuesit, apo duke bashkëpunuar me krimin e organizuar;
Të reformojë sektorin mediatik të Serbisë dhe të çlirojnë transmetuesin publik nga ndikimi politik;
Dhe ndalimin e rekrutimit të militantëve politikë në institucionet publike.
Natyrisht, edhe pse për momentin nuk është prioritet, herët a vonë ekzekutivi i ri do të duhet të merret edhe me çështjen e Kosovës.
Pak pasi aderoi me grupimin e të rinjve, Ilija Srdanoviç do të deklaronte se, në bazë të Kushtetutës serbe, Kosova është pjesë e Serbisë. “Dhe ne nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën”, tha ai.
Por, duke qenë se Kosova është një nga çështjet kyçe në procesin e integrimit evropian, pyetja që shtrohet është: a do ta ndryshojë klasa e re politike qasjen e saj?
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç
Kërkoi mbrojtje nga institucionet në Kosovë 3 ditë para se të vritej, zbardhet letra e viktimës
Vrasja në Pejë, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme plenare
- 15:31 Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro
- 15:27 Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake
- 15:23 Protesta në ditën e 14-të, studentët mblidhen te Ministria e Arsimit
- 14:51 Protesta e studentëve, deputetët e PD në Komisionet Parlamentare: Zgjidhja e krizës është largimi i Ramës
- 14:40 Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve
- 14:29 Prokuroria e Tiranës nis hetim për dëmtimin e Erjon Vishkullit, hetime edhe për dhunën e policisë në protesta