Paketa, propozohet rritje për akcizën e duhanit 4.5%, skedulimi i ri deri më 2033 e rrit 32%
Nga 1 janari 2027 akciza për duhanin do të rriten me 350 lekë për kg.
Paketa e re fiskale propozon rritje të akcizës për duhanin, duke parashikuar një skedulim të ri 7 vjeçar.
Ndryshimet në ligjin për akcizën të propozuar me paketën e re fiskale, propozojnë një rritje graduale të akcizës për produktet e duhanit, përmes një skedulimi që shtrihet deri në vitin 2033.
Në vitin e parë për grupin “purot dhe cigarillot që përmbajnë duhan, si dhe për cigaret” niveli i akcizës nga 7,750 lekë për kg do të arrijë në 8,100 lekë për kg.
Për vitin e parë, niveli i akcizës do të rritet me 350 lekë për kg apo 4.5% më shumë sesa 2026.
Rritja do të vijojë çdo vit duke arritur në 8,450 lekë/kg në vitin 2028, 8,800 lekë/kg në vitin 2029, 9,150 lekë/kg në vitin 2030, 9,500 lekë/kg në vitin 2031, 9,850 lekë/kg në vitin 2032 dhe 10,200 lekë/kg nga 1 janari 2033.
Në fund të periudhës, akciza për këtë kategori do të jetë 2,450 lekë për kilogram më e lartë se niveli prej 7,750 lekësh apo rreth 32%. më shumë.
Nga 1 janari 2030, skema parashikon një ndryshim të rëndësishëm: përveç komponentit specifik, do të aplikohet edhe një komponent proporcional me çmimin e shitjes me pakicë.
Konkretisht, nga viti 2030 propozohet një komponent specifik prej 9,150 lekësh për 1,000 cigare, plus 2% të çmimit të shitjes me pakicë. Në vitin 2031, komponenti proporcional rritet në 3%, në vitin 2032 në 4% dhe në vitin 2033 në 5%, ndërsa komponenti specifik mbetet në nivelin 9,150 lekë për 1,000 fije.
Kjo do të thotë se, përtej rritjes së komponentit specifik, barra e akcizës do të lidhet gjithashtu me çmimin e cigareve. Për rrjedhojë, efekti i skemës së re do të ndryshojë sipas çmimit të markës dhe mënyrës se si prodhuesit dhe importuesit do ta përthithin ose do ta përcjellin koston te konsumatori.
Puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan (lek/kg) nga 1 janari 2026 është nga 7750 lekë/kg
Propozohet
Në 8,100 lekë/kg më 1 Janar, 2027
8,450 lekë/kg më 1 Janar, 2028
8,800 lekë/kg më 1 Janar, 2029
9,150 lekë/kg më 1 Janar, 2030
9,500 lekë/kg më 1 Janar, 2031
9,850 lekë/kg më 1 Janar, 2032
10,200 lekë/kg më 1 Janar, 2033
Cigare që përmbajnë duhan (lekë/fije cigare) deri në fund të 2026 është 7,750 lekë për 1 mijë fije
Propozohet
8,100 lekë/1000 fije më 1 Janar, 2027
8,450 lekë/1000 fije më 1 Janar, 2028
8,800 lekë/1000 fije më 1 Janar, 2029
2% të çmimit të shitjes me pakicë +
9,150 lekë/1000 fije më 1 Janar, 2030
3% të çmimit të shitjes me pakicë +
9,150 lekë/1000 fije më 1 Janar, 2031
4% të çmimit të shitjes me pakicë +
9,150 lekë/1000 fije më 1 Janar, 2032
5% të çmimit të shitjes me pakicë +
9,150 lekë/1000 fije më 1 Janar, 2033.
Puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani (lekë/kg) nga 7,750 lekë për kg
Propozohet
8,100 lekë/kg më 1 Janar, 2027
8,450 lekë/kg më 1 Janar, 2028
8,800 lekë/kg më 1 Janar, 2029
9,150 lekë/kg më 1 Janar, 2030
9,500 lekë/kg më 1 Janar, 2031
9,850 lekë/kg më 1 Janar, 2032
10,200 lekë/kg më 1 Janar, 2033
Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit
8,100 lekë/kg më 1 Janar, 2027
8,450 lekë/kg më 1 Janar, 2028
8,800 lekë/kg më 1 Janar, 2029
9,150 lekë/kg më 1 Janar, 2030
9,500 lekë/kg më 1 Janar, 2031
9,850 lekë/kg më 1 Janar, 2032
10,200 lekë/kg më 1 Janar, 2033.
Duhan i përpunuar me gjethe duhani të kultivuara në Shqipëri (lekë/kg)
5,250 lekë/kg më 1 Janar, 2027
6,950 lekë/kg më 1 Janar, 2028
8,800 lekë/kg më 1 Janar, 2029
9,150 lekë/kg më 1 Janar, 2030
9,500 lekë/kg më 1 Janar, 2031
9,850 lekë/kg më 1 Janar, 2032
10,200 lekë/kg më 1 Janar, 2033.
Produktet që përmbajnë nikotinë lëng (lekë/ml)
24 lekë/ml më 1 Janar, 2027
28 lekë/ml më 1 Janar, 2028
32 lekë/ml më 1 Janar, 2029
36 lekë/ml më 1 Janar, 2030
40 lekë/ml më 1 Janar, 2031
44 lekë/ml më 1 Janar, 2032
48 lekë/ml më 1 Janar, 2033.
Produkte të destinuara për thithje pa djegie me nikotinë që nuk përmbajnë duhan ose duhan të rindërtuar (lekë/kg)
9,450 lekë/kg më 1 Janar, 2027
10,150 lekë/kg më 1 Janar, 2028
10,850 lekë/kg më 1 Janar, 2029
11,550 lekë/kg më 1 Janar, 2030
12,250 lekë/kg më 1 Janar, 2031
12,950 lekë/kg më 1 Janar, 2032
13,650 lekë/kg më 1 Janar, 2033.
Produkte duhani për përdorim oral (lekë/kg)
8,850 lekë/kg më 1 Janar, 2027
8,950 lekë/kg më 1 Janar, 2028
9,050 lekë/kg më 1 Janar, 2029
9,150 lekë/kg më 1 Janar, 2030
9,250 lekë/kg më 1 Janar, 2031
9,350 lekë/kg më 1 Janar, 2032
9,450 lekë/kg më 1 Janar, 2033.
Produkte të destinuara për thithje pa djegie, që nuk përmbajnë duhan ose duhan të rindërtuar, që nuk përmbajnë nikotinë (lekë/ml).
11 lekë/ml më 1 Janar, 2027
13 lekë/ml më 1 Janar, 2028
15 lekë/ml më 1 Janar, 2029
16 lekë/ml më 1 Janar, 2030
18 lekë/ml më 1 Janar, 2031
20 lekë/ml më 1 Janar, 2032
22 lekë/ml më 1 Janar, 2033.
Duhan me ngrohje, pa djegie (lekë/kg)
9,450 lekë/kg më 1 Janar, 2027
10,150 lekë/kg më 1 Janar, 2028
10,850 lekë/kg më 1 Janar, 2029
11,550 lekë/kg më 1 Janar, 2030
12,250 lekë/kg më 1 Janar, 2031
12,950 lekë/kg më 1 Janar, 2032
13,650 lekë/kg më 1 Janar, 2033.
Shisha, nargjile (përzierje për tymosje me duhan) (lekë/kg)
2,213 lekë/kg 1 Janar, 2027
2,238 lekë /kg 1 Janar, 2028
2,263 lekë/kg 1 Janar, 2029
2,288 lekë/kg 1 Janar, 2030
2,313 lekë/kg 1 Janar, 2031
2,338 lekë/kg 1 Janar, 2032
2,363 lekë/kg 1 Janar, 2033.
Shisha, nargjile (përzierje për tymosje) përpunuar me gjethe duhani të kultivuara në Shqipëri (lekë/kg)
1,438 lekë/kg 1 Janar, 2027
1,938 lekë/kg 1 Janar, 2028
2,263 lekë/kg 1 Janar, 2029
2,288 lekë/kg 1 Janar, 2030
2,313 lekë/kg 1 Janar, 2031
2,338 lekë/kg 1 Janar, 2032
2,363 lekë/kg 1 Janar, 2033
Shisha, nargjile (përzierje për tymosje pa duhan) (lekë/kg)
2,213 lekë/kg 1 Janar, 2027
2,238 lekë/kg 1 Janar, 2028
2,263 lekë/kg 1 Janar, 2029
2,288 lekë/kg 1 Janar, 2030
2,313 lekë/kg 1 Janar, 2031
2,338 lekë/kg 1 Janar, 2032
2,363 lekë/kg 1 Janar, 2033.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









