“Dua që Britania të rikthehet në BE”, Burnham kritikon Brexit-in dhe kërkon lidhje më të ngushta me Brukselin 26/10 16:43
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojë të martën takime me presidentin iranian, Masud Pezeshkian dhe emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, në Moskë, njoftoi Kremlini.
Sipas Yuri Ushakov, këshilltarit të politikës së jashtme të Kremlinit, takimet do të zhvillohen pas përfundimit të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit, i cili do të mbahet në kryeqytetin rus.
Takimet pritet të zhvillohen në kuadër të kontakteve mes Moskës, Teheranit dhe Dohas, ndërsa prania e tre liderëve në kryeqytetin rus vjen në sfondin e interesave të tyre në sektorin energjetik dhe zhvillimeve rajonale.
Kremlini nuk dha detaje të mëtejshme mbi temat që do të diskutohen gjatë takimeve.
Top Channel