E hënë, 26 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Pasuria para muskujve? Debat në “Takohemi n’Vizion”, sipërmarrësja: Meshkujt janë bërë materialistë, ja çfarë shkruajnë në Instagram

Sipas Elon Musk, një vajzë zgjedh gjithmonë pasurinë para muskujve.

A është vërtet kështu? A po bazohen marrëdhëniet e sotme gjithnjë e më shumë te interesi material?

Reklamë

 Në studion e “Takohemi n’Vizion”, të ftuarit diskutuan mbi materializmin në çift, makinat luksoze dhe imazhin e krijuar në rrjetet sociale, duke sjellë këndvështrime të ndryshme mbi atë që kërkojnë partnerët tek njeri-tjetri.

Sipërmarrësja Jori Mersin u shpreh se edhe meshkujt mund të kërkojnë vajza që i kanë gjërat gati, ndërsa theksoi se mjaftojnë vetëm pesë minuta bisedë për të kuptuar se kush është dikush në të vërtetë.

Reklamë

Nga ana tjetër, menaxheri Xhustino Zyka ngriti pyetjen se përse nuk dëgjohet më shpesh dëshira për t’u rritur së bashku si çift, ndërsa Aristea Kola, konsulente udhetimesh, vuri në dukje se shumë çifte të reja po përpiqen ta ndërtojnë jetën gradualisht.

Për personal trainerin Skerdi Pasha, palestra është një ambient social ku mund të lindin jo vetëm lidhje romantike, por edhe marrëdhënie biznesi.

Pjesë nga intervista:

Fjodora Fjora: Në rrjetet sociale shohim shumë makina të shtrenjta… A kemi arritur tashmë te pika ku nuk besojmë më që këto janë të vërteta dhe se janë thjesht fasadë?

Jori Mersin: Absolutisht po. Unë mendoj që janë ndërgjegjësuar njerëzit.

Xhustino Zyka: Është e gjitha se si do ta reklamosh veten, është gjithmonë kjo: në qoftë se ti e reklamon. Nëse do ta shesësh veten.

Jori Mersin: Po ja, e shite, pastaj në momentin që do jesh me mua në tavolinë, më mjaftojnë vetëm pesë minuta muhabet për të kuptuar se kush je në të vërtetë, se çfarë ke arritur edhe se çfarë jete bën. Gjithmonë vajzat atakohen me këtë gjënë që: “Shiko se vajzat janë materialiste, janë materialiste.” A e di se sa meshkuj sot ka materialistë?

Fjodora Fjora: Sa ka?

Jori Mersin: Shumë ka, pafund. Madje të shkruajnë vetëm me idenë që ti je zonja, je e aftë dhe ke diçka për terezi, e thotë: “Pse jo të mos marr unë një vajzë që i ka të gjitha gjërat gati?” Dhe ka plot, më beso, shkruajnë pafund në Instagram: “Ç’kemi? Si je?”, ndërkohë që ti…

Fjodora Fjora: Ndërkohë që ti pret tjetër…

Jori Mersin: Ti pret tjetër, ndërkohë i biri i botës me laps e letër kështu.

Xhustino Zyka: Më lind gjithmonë pyetja: Pse nuk e kërkojnë femrat sikur të rriten të dy bashkë? Nuk dëgjoj asnjë femër ta thotë

Jori Mersin: Absolutisht.

Fjodora Fjora: Po pse, ka plot që thonë të bëhemi bashkë.

Xhustino Zyka: Shumë pak. Është pak ky trendi do rri unë tani…

Aristea Kola: Besoj që është një trend që ka filluar, shumë çifte të rinj po përpiqen të rriten të dy gradualisht.

Fjodora Fjora: A vazhdon ende palestra të mbetet vendi ku mund të gjesh një partner për jetën?

Skerdi Pasha: Palestra është një ambient social, siç mund ta gjesh në lokal, në restorant, kinema ose në qendra tregtare. Mund ta gjesh dhe në palestër.

Fjodora Fjora: Po ka shumë njerëz që e shfrytëzojnë palestrën për të shkuar për të gjetur partner/e.

Skerdi Pasha: Po, është ambient social. Shumë njohje, shumë lidhje… Në palestër bëhen edhe shumë biznese, jo vetëm lidhje.

Jori Mersin: Unë  shkoj edhe në palestër. Dhe vjen ndonjëri kështu e thotë: “A mbarove këtu?” apo “A mund t’i bëjmë superset bashkë?”,  ka edhe nga këto rastet.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.