Goditje për Barcelonën pas El Clasicos, ylli 19-vjeçar jashtë për shtatë javë

26 Tetor 2026 | 18:01

Xavi Espart do të mungojë rreth shtatë javë, pasi ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë El Clasicos kundër Real Madridit, duke i shkaktuar një tjetër problem Barcelonës në repartin defensiv.

Sipas mediumit spanjoll Marca, ekzaminimet mjekësore të kryera të hënën kanë konfirmuar se mbrojtësi 19-vjeçar ka pësuar një dëmtim të sindesmozës në kyçin e këmbës së djathtë. Lëndimi erdhi pas një përplasjeje me Aurelien Tchouamenin në minutën e 10-të të ndeshjes së zhvilluar të dielën në Camp Nou.

Espart arriti të qëndronte në fushë deri rreth minutës së 30-të, por dhimbjet e detyruan t’i kërkonte trajnerit Hansi Flick zëvendësimin. Mbrojtësi i ri kishte përjetuar shqetësime në të njëjtën pjesë të këmbës edhe pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, megjithatë ishte përfshirë në formacionin titullar ndaj Real Madridit.

Mungesa e tij për afërsisht shtatë javë përbën një goditje për Barcelonën dhe trajnerin Flick, pasi Espart ishte shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës. Megjithatë, tekniku gjerman shpreson që Eric Garcia, Jules Kounde dhe Andreas Christensen, të cilët aktualisht janë jashtë fushave, të rikthehen së shpejti në dispozicion.

Lëndimi i Espartit mund t’i japë më shumë hapësirë Alejandro Baldes, i cili e zëvendësoi atë në El Clasico, si dhe Joao Cancelos për pozicionet e krahëve të mbrojtjes.

Sipas Marca-s, Espart pritet të humbasë së paku ndeshjet e Barcelonës kundër Alavesit dhe Atletico Madridit në La Liga, si dhe përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Aston Villas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbappé trondit garën për Topin e Artë

Kylian Mbappé po fiton terren në garën për Topin e Artë, vetëm pak orë para ceremonisë së ndarjes së çmimit prestigjioz. Sipas të dhënave të...
15:50 | 26/10/2026

Mourinho i thur elozhe arbitrit pas fitores në “El Clasico”, por sulmon VAR-in: E zuri gjumi!

José Mourinho mund të ishte shumë i kënaqur pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në “Clasico”, por nuk do të ishte ai që njohin të gjithë...
13:33 | 26/10/2026

Ish-futbollisti, Pennant sulmohet nga një qen: Kam 50 qepje nga kafshimet e marra

Ish-futbollisti, Jermaine Pennant ka marrë më shumë se 50 qepje pasi u sulmua nga një qen. 43-vjeçari po shëtiste dy qentë e tij në veri...
09:52 | 26/10/2026