Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie

26 Tetor 2026 | 19:06

Izraelitët do t’u drejtohen nesër, më 27 tetor, kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, në një garë që mund të përcaktojë të ardhmen politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe drejtimin e vendit pas vitesh konfliktesh, krizash të sigurisë dhe përplasjesh të brendshme politike. Sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë, pa një shumicë të qartë për asnjërin nga blloqet kryesore.

Votimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Izraelin, pas sulmeve të 7 tetorit 2023 të udhëhequra nga Hamasi dhe luftës që pasoi në Rripin e Gazës. Përveç çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme, fushata është përqendruar te përgjegjësia politike për dështimet e sigurisë, shërbimi ushtarak, reformat në drejtësi dhe kostoja ekonomike e konflikteve të zgjatura.

Netanyahu dhe Eisenkot, rivalët kryesorë në garën për pushtet

Në qendër të garës është kryeministri aktual Benjamin Netanyahu, lider i partisë Likud, i cili synon të ruajë pushtetin përmes koalicionit të tij të djathtë dhe partive fetare. Përballë tij qëndron Gadi Eisenkot, ish-shef i shtabit të ushtrisë izraelite dhe drejtues i partisë së qendrës Yashar!, i cili udhëheq përpjekjet e opozitës për të formuar një qeveri të re.

Sipas sondazheve të publikuara para zgjedhjeve, as blloku i Netanyahut dhe as opozita nuk pritet të sigurojnë vetë 61 vendet e nevojshme për shumicën në Knesset, parlamentin izraelit me 120 deputetë. Kjo e bën veçanërisht të rëndësishëm rolin e partive më të vogla, përfshirë partitë arabe, edhe pse blloqet kryesore kanë shprehur rezerva për bashkëpunimin me to.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

Grupi italian i energjisë Eni ka nënshkruar të hënën kontrata me vlerë deri në 1.8 miliardë dollarë (1.61 miliardë euro) për ndërtimin e infrastrukturës së...
18:11 | 26/10/2026

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX ka njoftuar të hënën një marrëveshje financiare me vlerë rreth 40 miliardë dollarë, përmes së cilës një degë e Apollo Global Management do të...
17:00 | 26/10/2026

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Këngëtari amerikan Chris Brown është dënuar me tetë muaj burg, të pezulluar për një periudhë 12-mujore, për sulmin ndaj producentit muzikor Abraham “Abe” Diaw në...
16:20 | 26/10/2026