Dhjetëra studentë e qytetarë qëndrojnë para kryeministrisë. Protesta e sotme nisi në orën 14:00 te Ministria e Arsimit dhe vijon ende.
Ditët e fundit janë shoqëruar me përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Ky i fundit i fton studentët dhe këdo tjetër për dialog po deri tani ai është hedhur poshtë. Në dalje të ndryshme mediatike, Rama ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes.