Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet drejtori i Rezidencës Studentore Olsi Shahini


Olsi Shahini është shkarkuar si drejtor i Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në Tiranë.

Shkak për shkarkimin e tij u bë një hulumtim nga Fiks Fare, sipas të cilit, Shahini kishte firmosur një marrëveshje që i jepte të drejtën një kompanie private, “Fenix”, që godinat e studentëve në Kamëz të përdoreshin nga punëtorë të kompanisë “Wolt” dhe jo nga studentë.

Rikonstruksioni dhe ndërtimi i disa konvikteve të Bujqësorit i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 30 milionë euro ndërsa në to nuk kishte thuajse fare studentë shqiptarë por punëtorë e studentë të huaj.

Në vend të Olsi Shahinit, në krye është emëruar Glindxhet Madhi, shkruan Shekulli.