Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, e përjashtoi dorëheqjen përballë protestave të javëve të fundit në Tiranë.
Duke shpërfillur protestën paqësore të “Flamingove”, për muaj me radhë, dhe duke injoruar faktin se është duke e mbajtur pushtetin me dhunë, Rama thotë se në demokraci qeveritë ndërrohen përmes zgjedhjeve dhe se ka një mandat të qartë nga qytetarët, që synon ta zbatojë.
Rama bëri dallim mes studentëve me shqetësime të arsyeshme për arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive, dhe grupeve të maskuara që sipas tij përdorin molotov dhe sulmojnë objekte publike.
Ai pretendoi se mes këtyre të fundit ka edhe persona të lidhur me lëvizjen Antifa.
Sipas tij, kërkesa për dorëheqje është e drejtë demokratike, por askush nuk mund ta imponojë me forcë, dhe ai nuk do të largohet nga detyra.














